Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratat e bëra nga opozita se do të rrëzojë qeverinë.
Në një postim në Instagram, ai poston një fotomontazh, ku pjesëtarë të opozitës, mes tyre kryetari i PD-së Basha dha kryetarja e LSI-së Kryemadhi, janë personazhe të tërheqjes së një litari dhe shtron pyetjen: Kur do e rrxoni pra se iku viti?
Kujtojmë se Basha foli sot nga Astiri se qeveria Rama do të rrëzohet dhe bëri thirrje që të gjithë shqiptarët të bashkohen.
Ndërsa akuza ndaj Ramës, hodhi edhe kryetarja e LSI-së gjatë takimit me strukturat e partisë që drejton në Vlorë, e cila tha se “qeveria e Surrelit ka rënë”.