Emërimi i Erion Braçes në postin zv.kryeministrit u prit me duartrokitje nga anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste. Njerëz të lidhur me të majtën dhe apolitikë përshëndetën këtë vendim të kryeministrit Rama.
Mirëpo opozita u hodh direkt në sulm ndaj ministrave të rinj të emëruar nga Rama. Këtij sulmi nuk i shpëtoi dot as Erion Braçe. Ndaj tij u hodhën batuta duke ironizuar disporporcionin fizik mes tij dhe Ramës.
Drejtori i AKEP ka reaguar ashpër ndaj të gjithë atyre personave që merren me anën fizike të ministrave sidomos të zv.kryeministrit të propozuar Erjon Braçe, apo dhe me vendlindjen e tyre. Në një ragim të fortë Ilir Zela, i cilëson akuzuesit fashistoidë.
Statusi i plotë:
“Ç’jane keta fashistoide te cilet merren me fizikun e Erjon Braçes dhe jo me idete e tij?
Ç’jane keta shqiptarofobe te cilet merren me krahinen matane Drinit te shtetasit shqiptar Gent Cakaj dhe jo me performancen e tij ne
Ministrine e Jashtme?
Henri Kisinger lindi ne Bavari por drejtoi diplomacine e SHBA me shune sukses!
Po Gent Cakaj ç’faj ka qe nuk ka lindur ne fshatin e atyre qe i etiketojne vendlindjen?!
Hapeni mendjen o njerez te ngushte!
Ne share Urimi me i perzemert per Erjon Braçen!
Bashkohem dhe une me urimin e Dianes!”, reagon Zela.
Njëherësh ai riciton dhe një postim të Diana Gellçit që shkruan “E kam njohur Erion Bracen kur ishte djalosh i ri fare dhe prej 30 vitesh vazhdoj ta admiroj per vitalitetin, ndershmerine dhe seriozitetin qe tregon si qytetar dhe politikan.
Si e cale, qysh heret kam kuptuar se kur dikush merret me kembet, hunden, apo veshet, nuk ka gjetur tjeter per te te share Miq te nderuar, lereni metrin e unit; gezohuni qe tani do te keni edhe nje dere tjeter te celur!
Urime i madhi Erion Brace!”