Një 84 vjeçar, Ahmet Ali Demiral, nga qyteza Guce, nga një provincë verilindore turke e ka shumë pasion leximin dhe për këtë udhëton çdo ditë duke përshkuar një rrugë prej 8 kilometrash në mënyrë që të lexojë shtypin e ditës.
Demiral, baba i gjashtë fëmijëve dhe gjysh i 32 nipërve e mbesave, çdo ditë del nga shtëpia e tij në mesditë, dhe ecën në këmbë për rreth një orë e 30 minuata në qëndrën e qytezës së tij, që t’i lexojë gazetat.
Edhe pse mjetet teknologjike kanë përparuar dhe jemi në kohën kur interneti po zëvendëson gati çdo gjë, 84-vjeçari nuk ka hequr dorë nga ky mjet i informimit, edhe pse, siç thotë, janë përhapur edhe radio dhe televizori.
Ndërkohë, nga shtëpia e 84-vjeçarit, distanca deri tek qoshku i pikës së gazetave në qendër ku i moshuari preferon të shfletojë periodikun e ditës është rreth 4 kilometra.
Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve turke Agency Anadoly, 84-vjeçari rrëfen se të gjitha zhvillimet në Turqi dhe në botë, që nga fëmijëria i ndjek vetëm duke i lexuar gazetat dhe në prag mbrëmje ai kthehet sërisht në këmbë.
Demirel tregon se qyteza ka vetëm një qoshk të gazetave dhe se për të shkuar deri atje, përshkon katër kilometra, të cilat janë të vështira.
“E dua leximin dhe për këtë arsye, nuk kam hequr dorë nga shprehia ime për të lexuar gazetën, përkundër zhvillimeve teknologjike. Zhvillimit brenda dhe jashtë vendit çdo ditë i ndjek nga shtypi”, shprehet Demirel.
Ahmet Ali Demirel thotë se nuk ndien aspak lodhje dhe se emocioni për të shkuar të lexojë gazetat e mban atë në këmbë.
Ndërkaq, djali i tij, Hüseyin Demirel, shprehet se babai i tij gëzon një respekt të madh në qytet për shkak të shprehisë së tij për të lexuar.
Djali thekson se Demirel shpjegon gjithmonë dobitë e leximit dhe ai u rekomandon të gjithëve të jenë më të prirur dhe të lexojnë më shumë duke qenë një shembull i mirë edhe për të tjerët.