Në puntatën e fundit të emisionit, ai i kishte kërkuar konkurrentëve të rikrijonin pjatën e tij të preferuar, si në kompozim, ashtu edhe në shije.
Mirëpo, Renato i ka habitur të gjithë kur sapo ka provuar pjatën e parë, është përlotur përpara kamerës. Madje, i prekur nga rezultati i dobët, ai ka ngatërruar dhe fjalët.
“Sinqerisht më mbushen lotët me sy. Sytë me lot. Ta prishni kaq shumë një pjatë, ta shkatërroni kaq shumë një pjatë.
Sikur e keni bërë me urrejtje dhe jo me dashuri dhe pasion. Të dhemb shpirti. Sinqerisht unë ashtu ndihem.”- i është kthyer Renato konkurrentes.