Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në varësi të Ministrisë së Financave ka publikuar vlerën e hotelit luksoz “Santa Quaranta” në Sarandë, në rast se ky i fundit do të nxirrej në ankand për t’u shitur.
Hoteli, i cili konsiderohet si një pronë e Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u vu nën sekuestrim përpara disa muajsh me urdhër të Gjykatës, megjithatë ai vazhdon të ushtrojë aktivitet të rregullt, pasi ligji nuk e ndalon një gjë të tillë.
Vetëm në rast se hoteli do të konfiskohet përfundimisht me urdhër të gjykatës me akuzat si pasuri e vënë me para të buruara nga trafiku i drogës ose veprimtari të tjera të paligjshme, objekti më pas mund të nxirret në ankand dhe të blihet nga ofertuesit e mundshëm.
Vlera paraprake që ka përllogaritur agjencia për këtë objekt është 336 666 029 lekë të reja.
Në përshkrimin e pasurisë, thuhet se “Pasuria Bar-Restorant-Hotel “Santa Quaranta Premium Resort” ndodhet në vijën e parë të ndërtimeve në rrugën Sarandë -Butrint. Ky hotel është i përbërë nga 85