Ndonëse qytetërimi i tyre ka rënë, në shumë zona rurale të Meksikës dhe Guatemalës, vazhdon të ruhet gjuha dhe kultura e Majave.
Në fakt aktualisht janë ende rreth 7 miliona Maja që jetojnë në, dhe përreth gadishullit Jukatan.
Disa gjuhëtarë besojnë se fjala “shark” (peshkaqen) ka qenë dikur fjalë e Majave.
Majat parakolumbianë shpesh herë përpiqeshin të “rrisnin” tiparet fizike të fëmijëve. Nënat shtypnin dërrasa në kokat e fëmijëve, me qëllim që të bëheshin më të sheshta (kryesisht vetëm ato të klasave të sipërme).
Gjithashtu, bebeve u vendoseshin objekte para syve, deri kur fëmijët të bëheshin syvëngërt. Ky ishte një tjetër tipar i fisnikërisë.
Fëmijëve Maja u viheshin gjithmonë emra, sipas ditës kur kishin lindur.
Mjekësia e Majave ishte në fakt shumë e përparuar. Ata shëronin plagë duke përdorur flokë njeriu, mbushnin dhëmbë e madje bënin dhe proteza.
Disa Maja e praktikojnë ende sot flijimin me gjakderdhje. Por nuk bëhet fjalë për flijime njerëzish, por… pulash.
Majat përdornin qetësues dhimbjesh të nxjerrë nga mjedisi rrethues i tyre, si në ritualet fetarë (si ilacet halucinogjene), ashtu edhe në mjekësi (si anestetikë).
Ashtu si aztekët, Majat ishin lojtarë të thekur të “lojës me top të Mezoamerikës”. Në të gjithë qytetet e mëdhenj janë gjetur oborre dhe shpesh herë loja lidhej me flijime dhe kokëprerje, ndoshta të ekipit humbës.
Në fakt është menduar se kokat e prera përdoreshin si topa.
Një version modern i lojës i quajtur “Ulama” luhet ende sot, por sërish kokëprerja nuk është më pjesë e lojës.
Saunat dhe banjat e djersës luanin një rol të madh në kulturën e Majave. Ata besonin se saunat i ndihmonin të cliroheshin prej papastërtive.
Ndonëse ka Maja që jetojnë ende sot, e fundit qeveri e Majave iu dorëzua sundimit spanjoll në vitin 1697.
Rrënojat dhe piramidat që shihni shpesh në foto janë me shumë gjasë ato të Chichen Itza, një prej qyteteve më të mëdhenj të Majave. Kohët e fundit piramida është blerë tek qeveria nga një biznesmen.
Të burgosurit, skllevërit dhe të tjerët ishin të përgatitur për flijimin duke u lyer me ngjyrë blu dhe ndonjëherë torturoheshin. Më pas, ata i shpinin në majë të ndonjërës prej piramidave. Atje ose goditeshin me shigjeta, ose ua shkulnin zemrën që ende rrihte. Ndonjëherë, asistentët e priftit të Majave që shkulte zemrën, i rripnin viktimat dhe më pas kryeprifti vishte lëkurën e tyre dhe kryente një kërcim rituali.
Përkundër asaj që thuhet e besohet, Majat kishin më shumë se një kalendar dhe asnjë prej kalendarëve të tyre nuk parashikonte fundin e botës në vitin 2012.
Ata kanë 3 kalendarë që punojnë me cikle. Njëri prej tyre, Haab, ka një cikël 365 ditor ashtu si kalendari Gregorian. Cikli i kalendarit të gjatë ka pothuaj 2880000 ditë dhe thuhet se cikli i ri nisi në vitin 2012. Kjo shkaktoi dhe përhapjen e profecive të fundit të botës.
Majat kishin një prej sistemeve më të përparuar të shkrimit të cdo qytetërimi të lashtë dhe shkruanin në pothuaj cdo gjë që mund të gjenin, duke përfshirë ndërtesat e tyre.
Fatkeqësisht, shumë prej shkrimeve të tyre u humbën gjatë pushtimit spanjoll. Përmes punës dhe studimeve në shekujt 20 dhe 21, një pjesë e mirë e shkrimeve janë rifituar.
Ashtu si aztekët, Majat nuk përdornin asnjëherë hekur apo celik. Armët e tyre ishin prej druri ose guri vullkanik.
Përvec ballit të gjerë dhe sytë të shtrembërt, fisnikëria e Majave kishte hundët me kurriz.
Fisnikët e majave i mprihnin dhëmbët e i bënin me majë.
Jashtë qytetërimit babilonian, Majat ishin ndoshta i vetmi qytetërim që përdorte zeron. Më vonë, matematicienët indianë ishin të parët që do e përdornin si vlerë matematikore në llogaritje./bota.al