Ka qenë gjithmonë një deputet zevzek, mistrec, i pa kompromis, ndër të paktët në kopenë e socialistëve të urtë e të paqtë, që ka ngritur zërin kundër ministrave
Shkruan Mentor Kikia
Për çfarë mund ta akuzojmë Erjon Braçen e ndonjë tjetër? Pa dyshim që qytetarët kanë të drejtë të komentojnë mbi ministrat e rinj që emëroi kryeministri. Po shikoj shumë kritika, ironi e sarkazma ndaj Erjon Braçes, tashmë zv/kryeministër.
Para se të them dy fjalë për këtë njeri antipatik, doja të theksoja se ndër të zgjedhurit e rinj, mendoj se ka edhe të ndershëm, dhe mund të veçoja Ministrin e ri të Bujqësisë, Blendi Çuçi. Për të tjerët, ose nuk është folur e shkruar fare, ose është shkruar vetëm për afera korruptive. Por të ndalemi tek Braçe.
Mendoj se askush nuk ka argumenta për ta akuzuar këtë njeri si të korruptuar. Nuk ka patur asnjëherë poste publike në administratë. Ka qenë gjithmonë një deputet zevzek, mistrec, i pa kompromis, ndër të paktët në kopenë e socialistëve të urtë e të paqtë, që ka ngritur zërin kundër ministrave, duke kritikuar PPP-të, Ofshorët, tenderat, leje ndërtimi e mjedisore. I vetmi nder politikane qe ka akuzuar e denoncuar vazhdimisht mafian ne futboll.
Problemi është se në atë detyrë ai nuk ka as “çelësat e kashtës”. Unë mendoj se nëse PS do të kishte patur ca më shumë njerëz me integritetin politik të Braçes, do të ishte më ndryshe. Mos prisni të kërkojë dorëheqjen e Ramës, ai është një socialist.
P.S(Jo partia socialiste): Për të tjerat hajde të bërtasim natë e ditë, por unë preferoj që të barëdhës ti them e bardhë, e të zezëz e zezë.