Një prej emigrantëve ka propozuar që duhet të krijohet një parti e re, nacionaliste që i djeg zemra për Shqipërinë.
Gjatë protestës para kryeministrisë, emigranti tha se nuk kanë nevojë për një kryeministër si Rama, por as një kryeministër si Basha që fle gjumë.
Emigranti: Duhet patjetër të formohet një parti, që i djeg zemra. Një parti nacionaliste që e ka emrin vetëm “shqiptar”. Nuk duam një kryemiknistër që thotë njëherë jam pukjan, njëherë mirditor. Nuk na duhet një kryeministër i ardhshëm si Lulzim Basha, që kur u zgjidh kryetar bashkie thashë do ketë ndryshim.
Kur e pasha që Basha fle gjumë në zyrë nuk desha ta besoj, por sot e kuptoj. Turp marrëveshja e dhjetorit 2014 kur Basha mbylli gojën. Unë e di që shumica e njerëzve nuk vijnë këtu se thonë për kë të votojmë tani? Prandaj i bëj thirrje, parti nacionaliste. Nuk ka rrugë tjetër. Kështu e votoi edhe Amerika Donald Trump që ishte vetëm një biznesmen dhe nuk ishte i përzierë në politikë, por i digjte shpirti për Amerikën.