osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Erion Braçe u duartrokit në Ansamblenë e PS, zv. Kryeministri i ri: Duartrokitjet në sallë, do të thonë më shumë se çdo gjë!

Erion Braçe u duartrokit në Ansamblenë e PS, zv. Kryeministri i ri: Duartrokitjet në sallë, do të thonë më shumë se çdo gjë!

Kryeministri Edi Rama emëroi Erjon Bracen në postin e zv/kryeminstrit. Një vendim i tillë u prit me ovacione në sallën e Asamblesë Kombëtare. Emri i Erion Braçes për zv.kryeministër u prit me duartrokitje nga socialistët.

Zv/ kryeministri i ri Erion Brace ka thënë për mediat fill pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste se detyrat që shtrohen tanimë përballë tij janë, ofrimi i shërbimeve në administratë për qytetarët dhe mos pagimi i tyre me asnjë qindarkë.

Teksa u pyet edhe për vlerësimin që i bënë kolegët e tij në mbledhjen e sotme, Brace u shpreh: Ajo duartrokitja në sallë do të thotë më shumë se cdo gjë tjetër.

Edi Rama: “Në fund fare kam dhe një ndryshim që e konsideroj kyç. Erjon Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë sepse është koha që shumë nga ato që thashë dhe nuk thashë të adresohen në kulturën dhe përkuhstimin në shërbimet ndaj popullit, njerëzve.

Erjoni si zëvendëskryeministër do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit dhe për të dhënë gjithë kontributin e tij në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithëfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cënojnë drejtëpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj flamujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës. Është koha që ndarja me këtë lloj qënie të jetë drastike në çdo pjesë të territorit.

Është koha që dimensioni i ri që ka krijuar platforma e bashkëqeverisjes të shtrihet dhe kthehet në normë kudo për këdo që guxon të cënojë një qytetar.Po ashtu Erjoni do të udhëheqë zbatimin e programeve të veçanta, siç ka udhëhequr programin për adresimin e 8 kërkesave të studentëve dhe të gjithë elementëve të tjerë që do të jenë në dokumentin e paktit për Universitetin.

Besoj se ai do të jetë dhe dokumenti i parë që Erjoni do të prezantojë publikisht kur të jetë prezantuar në javët e para të janarit. Falenderoj Senidën për gjithë kontributin e saj. Besoj se ka qenë eksperiencë pozitive e dyanshme.

Edhe Senida e kupton shumë mirë që për ne është themelore që ajo dhe Ditmiri dhe të gjithë ata që janë dhe kanë përgjegjësi të ridimensiojnë reputacionin e PS në qeverisjen qëndrore në qarkun e Shkodrës të bëhet realitet një orë e më parë”