Djali që shihni në foto është 16-vjeçari që humbi jetën sot tragjikisht pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton e Angjelo Gjakozit, i cili ndërroi jetë në spitalin Rajonal të Durrësit, pasi mori goditje në zemër. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se si autor i krimit është ndaluar 17-vjeçari D. Lala.
Angjelo Gjakozi, viktima
Të dy adoleshentët jetonin në lagjen Nr.15, Spitallë të Durrësit, ndërsa ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta.