osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fati i trishtë i Griselda Gjikolaj: Vajza e cila ishte edhe nënë edhe baba për vëllain binjak dhe motrën e vogël, pas dy “shuplakave” të rënda të jetës!

Fati i trishtë i Griselda Gjikolaj: Vajza e cila ishte edhe nënë edhe baba për vëllain binjak dhe motrën e vogël, pas dy “shuplakave” të rënda të jetës!

Tirana u trondit mbrëmjen e së mërkurës pas një atentati në Laprakë, ku 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj humbi jetën për shkak se kishte marrë një pl.umb në kokë. Ndërsa i dashuri i saj 23-vjeçari Erion Benga, u pla.gos dhe e transportoi atë në spital.

Vëllai i Griseldës, Oktavio Gjikolaj i ka prekur të gjithë me dedikimin rrënqethës për humbjen e motrës së tij.

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë, mendova që do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani më le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalngadalë, ishte botë me vete për mua dhe do mbetesh plag ne zemer perjetë, u prefsh ne paqe dashuria ime, motra ime, te du pafundesisht”, shkruan ai.

Por jeta e Griselda Gjikolajt duket se ka qenë edhe më e trishtë dhe ka kaluar dhimbje të mëdha. Në moshën 14-vjeçare, vajza nga Mirdita humbi nënën, ndërsa babai i saj u martua sërish me një grua tjetër dhe u largua drejt Italisë, për një jetë të re.

Pas kësaj Griselda mbeti e vetme, së bashku me vëllain e saj binjak dhe motrën më të vogël. Por problemet për të nuk përfunduan këtu.

Pasi Griselda u dashurua me Erion Bengën, një djalë me precedentë të mëparshëm penal, mbrëmjen e kaluar, ato ishin të ulur në shoqërinë e dy miqve të tjerë në një lokal në zonën e Laprakës, por konflikti me dy djem të një tavoline aty pranë do të rezultonte fat.al për çiftin. Dy djemtë që i ngacmuan pak më parë në lokal, e ndoqën nga mbrapa çiftin dhe qëlluan drejt tyre, duke i marrë jetën vajzës.

“U v.ra një 17 vjeçare në makinën e të dashurit të saj nga një tjetër adoleshent. Ky është lajmi më i përfolur këto 2 ditë. Shumë kanë thënë çfarë kërkon një 17 vjeçare në shoqërinë e disa personave me precedentë penalë. Shumë mund ta kenë gjykuar dhe nga pamja e jashtme.

Por sa prej jush e njihni Briselda Gjikolën? Kur ishte vetëm 14 vjeç ajo humbi më të dashurën në jetë, nënën. Pas kësaj shuplake jeta e goditi edhe më fortë, kur i ati u martua sërish dhe u largua drejt Italisë për një jetë të re. Vajza mbeti fillikat në këtë qytet të madh së bashku me vëllain e saj binjak dhe me motën më të vogël, për të cilën u kthye nënë.

17 vjeçarja, gjimnaziste në shkollën Aleks Buda, në vitin e dytë e X4, nuk ishte si gjithë moshatarët e saj. E kishte tejkaluar moshën. Jeta e saj e shkurtër ishte e shënjuar nga fatkeqësitë. Më e fundit i mori jetën.

Briselda u dashurua me një djalë që kishte rekorde kriminale, i cili kishte shantazhuar një vajzë me një video intime 2 vite më parë. Megjithatë ajo u lidh me të. Dilnin bashkë prej një muaji. Të mërkurën ishin bashkë në lokalin me tenda të bardha në Laprakë. Vetëm disa minuta më pas për një motiv ende të paqartë, dikush qëlloi nën inat dhe e vr.au.

Ajo vd.iq! Qëndroi për shumë orë në morg. Babai erdhi nga Italia. Arkëmorti i saj shkoi në Mirditë”, shkruan Doriana Bezat në Facebook.