Pavlina Mani (1948-). Aktore. Lindi ne Lushnje, me 13 nentor. Pas aktivizimit ne Levizjen Amatore dhe Estraden e qytetit, si dhe me mbarimin e liceut artistic “Jordan Misja”*, me 1967, ne degen e muzikes, shkoiper studime ne Institutin e Larte te Arteve”, dega e drames, te cilat i mbaroi me 1970. Fill me pas u emerua aktore ne Teatrin Popullor*. U martua me regjisorin Pirro Mani*.
Qysh studente luajti rolin e Larises ne dramen Vajza pa prike te N. Ostrovskit, rol i cili shperfaqi nje kah te rendesishem te natyres se saj aktoriale: mbartjen dramatike e psikologjike, e shoqeruar me spikma poetike, here-here te veshura me nje vesk edhe melodramatic.
\Ne po kete plan luajti edhe rolin e Olivies ne komedine Nata e dymbedhjete e Shekspirit (1982), ndersa me rolin e Ledi Milfordit ne dramen Luiza Miler (Intrige e dashuri) te F.Shilerit (1979), perkundrazi i mesoi planit te cinizmit, te ftohtesise dhe te ironise, duke u dhene gruan ambicioze dhe te pameshirshme.
Me se shumti aktorja ka levizur per nga njemendesimi i tipit te gruas, te nenes apo te vajzes se dashuruar, gjithmone ne tone ankuese, por pa anashkaluar edhe perjetimet tronditese, sikurse ka ngjare ne shfaqjet Hijet e nates, Permbytja e madhe, Monserati, Kush e solli Doruntinen, Romeo dhe Zhuljeta, Vizita e inspektorit, Rikardi III, Spiuni, Armiku i popullit, Larg Otrantos etj.
P. Mani pesoi nje thyerje te ndjeshme te profilit te saj interpretativ, atebote kur provoi te luante role ne komedi. E filloi me komedine Nje nuse per Stasin, vecse suksesin e arriti ne komedine Pallati 176 te A. Balashit*, ku paraqiti nen nje vesk humoristic alarmin e gruas “se shqetesuar” prej dashurise qe e bija, Elsa, pat zene me djalin e Jovan Bregut, nje familjeje fqinje, kinse jo e “rangut”. I ngjashem me kete rol ishte edhe modeli i krijuar me figuren e gjyshes ne komedine Tete personazhe plus te F. Radit*.
\\
\
Rolin e Ana Andrejevnes te Revizori e N. Gogolit me nentitullin Vizita e inspektorit ajo e trajtoi nen nje veshtrim grotes, larg “perkorjes”, snobizmit infantile dhe “fisnikerise” per zonje provinciale; perkundrazi, tenime tallja dhe perqeshja behen ne menyre krejt te hapur, brufulluese e me vija “te trasha ”.
P. Mani ka luajtur edhe ne 13 filma artistike, ku spikati me rolin e zonjes Lulushe te Pas vdekjes (1980), kurse me rolin e nenes te Bolero (1977) u vleresua si aktorja me e mire ne Euro Festivalin e Saint-Etienit ne France. Ka krijuar nje game rolesh te dyta, qe mesojne karaktere dhe qe konvertojne ne tipin e gruas here delicate, te perkedhelur, llafazane, here ankuese dhe snobe, sit e filmat (Gjenerali i ushtrise se vdekur (Beti), Lulekuqe mbi mure (mesuesja e muzikes), Dy here mat (gruaja e llos), Tela per violine (gruaja e Mucos), Stola ne park (Antigoni), Flete te bardha (Kristina) etj. Ne vitin 2000 emigroi familjarisht ne SHBA. Mban titullin “Artiste e merituar”.