Sulmuesi i Bajern Mynih, Kingsli Koman ishte i përfshirë në një aksident me makinë në një rrugë në jug të Mynihut. Lojtari me sa duket u përplas me një pengesë sigurie.
Francezi po udhëtonte me shpejtësi 80 km/orë dhe makina më pas humbi kontrollin dhe filloi të rrotullohej.
Makina goditi pengesën e sigurisë dhe rrëshqiti përgjatë saj. Koman u kontrollua për lëndime në një ambulancë dhe pastaj mori një taksi për në shtëpi. Fatmirësisht, lojtari ishte i padëmtuar.