Llogaria në Facebook e 35-vjeçarit nga Istogu, Kamer Metaj, që vdiq sot pas përleshjes me armë zjarri me policinë e Kosovës, deri sa po tentonte të kryente një grabitje, është bombarduar me komente nga kosovarët, pak orë pasi ndodhi ngjarja tragjike.
Ata i kanë shkruar ofendime e sharje të ndryshme Metajt, duke e mallkuar për vrasjen e policit të Kosovës, 42-vjeçarit Izet Demaj.
Metaj kishe pasur edhe më parë problemi me ligjin.
Express ka mësuar se ai kishte mbajtur 18 vite burg në Gjermani – dhe sipas informacioneve edhe atëherë nën akuzat për vrasje.
Për vitet e tij në burg i ndjeri krenohej përmes shkrimeve në rrjetet sociale.
Pasditen e së enjtes në Istog dy persona të armatosur ishin nisur për një nga bankat në qendër të komunës, ku dyshohet se do të kryenin një grabitje. Aty u zunë në pritë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, e pas një përleshje me armë zjarri, i vrarë mbeti një nga të dyshuarit (Kamer Metaj), e pas tij në spital të Pejës ndërroi jetë edhe polici Izet Demaj.