Policia e Kosovës ka arrestuar dy presona, të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në rastin e tentim grabitjes në Istog, ku kanë mbetur të vdekur polici, Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamer Metaj. Polica ka treguar se njëri nga të arrestuarit është vëllai i Kamer Metajt. Kurse, personi tjetër është i akuzuar për një tentim vrasje, më 2017.
Deri më tash Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona që dyshohet se janë përfshirë në rastin e tentim grabitjes në Istog, ku kanë mbetur të vdekur polici Izet Demaj dhe grabitësi i dyshuar, Kamber Metaj.
Mësohet se njeri nga të arrestuarit me inicialet U.M ka të ngritur një aktakuzë për një tentim vrasje më 2017.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 5 maj 2018, pretendohet se i akuzuari Ujkan Metaj, më 3 dhjetor 2017, rreth orës 11:25, në afërsi të fshatit Rakosh, Komuna e Istogut, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin Bajram Sadrijaj, në lidhje me detyrën zyrtare të tij, dhe e ka vënë në rrezik jetën e personave të tjerë, dhe atë të dëmtuarit Sokol Januzaj.
Në aktakuzë thuhet se, përderisa i dëmtuari Bajram Sadrijaj ishte futur në autoservisin “Berati”, në Istog, i akuzuari Metaj e vëren që është futur në lokal dhe e pret tek dera dhe me të dal jashtë tenton ta sulmojë fizikisht për shkak të një fletëparaqitje që ia kishte bërë për vjedhje pylli, me ç’ rast ndërhyjnë personat e tjerë duke i larguar.
Ndërkaq, personi tjetër i arrestuar, me inicialet Y. M, sipas Policisë së Kosovës është vëllai i të dyshuarit kryesor, i vrarë në vendin e ngjarjes. /Express/