Ish-kapiteni i Kombetares Lorik Cana u largua nga fusha e lojës pas përfundimit të kampionatit europian. Ai tashmë është i angazhuar në bamirësi dhe ka celur një fondacion me emrin e tij. Kjo e ka bërë të kthehet për të jetuar në Shqipëri, së paku dhe për disa muaj.
I ftuar sonte në Opinion si një prej 8 personazheve më të spikatura të vitit 2018, ai tha se “nga gushti i vitit kaluar po jeton në Shqipëri dhe do të vahzdojë të jetë këtu edhe për disa muaj të tjerë”. Është pikërisht fondacioni që e ka kthyer Canën në Shqipëri pasi kishte jetuar për vite në Itali.
E ardhmja?
Cana tha në emisionin “Opinion” se dëshiron të kthehet sërish në futboll por tashmë si drejtues i një ekipi.
Duke folur për momentet e vështira sa ishte në fushën e lojës, ai tha se ka qenë kualifikimi në Europian. “Momenti më i vështirë 3 ditë para se të kualifikohemi”, tha ai.