Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”.
Subjekti kërkues i këtij objekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me anë të këtij publikimi kërkon të vërë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim, që konsiston në masën e vlerësimit të llogaritur në bazë të VKM-së nr. 89, datë 3.6.2016 dhe VKM-së nr. 138, datë 23.3.2000.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se vlera totale e shpronësimit është 1,180,435,022.10 (një miliardë e njëqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e tridhjetë e pesë mijë e njëzetë e dy pikë dhjetë) lekë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar në Fletoren Zyrtare edhe listën shumë emërore paraprake të personave që do të shpronësohen nga ndërtimi i këtij segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës.