Një shqiptar nga Fieri ka marrë vëmendjen e medias dhe opinionit publik në Itali për një gjest human që ka bërë.
Ai është 35-vjeçari Gazmend Hysenaj, nga Fieri, i cili nuk hezitoi të ndihmojë disa banorë të mbetur nën rrënoja pas tërmetit të shkaktuar nga vullkani “Etna”.
I riu nga Shqipëria kishte shkuar një vit më parë në shtetit fqinj për të siguruar një jetë më të mirë, shkruan “La Repubblica”.
“Janë momente që s’ mbarojnë kurrë. Mora gruan e tre fëmijët në krah dhe i nxora në rrugë me shpejtësi. Por fqinji vazhdonte të thërriste, “më shpëtoni, ndihmë, kam mbetur i bllokuar në gërmadha.
Porta e banesës së tij ishte e bllokuar. U mundova ta hap duke e shtyrë me trup por ishte e pamundur. Në atë moment një tjetër lëkundje tërmeti na trembi.
Mora tulla e gurë të rrëzuar që gjeta përreth dhe fillova ta shkatërroj portën, munda ta shpërthej dhe të ndihmoj fqinjin tim të dalë i gjallë nga gërmadhat e banesës”, tha Gazmend Hysenaj për La Repubblica. /k.k/noa.al/