Arta Marku mbushi një vit në krye të postit si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Ndërkohë që po bëhen gati kandidaturat për vendin e Kryeprokurorit të Ri, pozitat e Arta Markut po lëkunden dukshëm.
Shpallja nga KLP-ja do të jetë një thirrje për të gjithë ata që janë të interesuar për të konkurruar për postin e kryeprokurorit. Gjithsesi është çështje ditësh, përpara se kjo të nisë.
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, mendohet se do të jetë një nga kandidaturat, e cila në fakt do të rikandidojë, pasi e mban këtë post prej një viti. Ndërkohë, opozita ka shfaqur rezervat e saj në lidhje me kryeprokuroren e përkohshme, që prej emërimit të saj në këtë detyrë, dhe dukshëm do të jetë e paragjykuar nëse futet në një garë të tillë.
Nga ana tjetër edhe vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së i kanë tërhequr vëmendjen për mungesë lidershipi.
Edhe puna prej një viti në krye të organit të akuzës nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.
Duket se Kryeprokurorja në detyrë, Arta Marku nuk është e duhura për të përballuar situatën e luftës së pa kompromis ndaj korrupsionit të qarqeve të larta të politikës dhe qeverisjes, ndaj edhe vijueshmëria e saj në krye të organit “kyç” , që pritet të trondisë moçalin politik e kriminal po vihet çdo ditë e më shumë në pikëpyetje.
Pavarësisht pregatitjes profesionale, Shqipëria ka nevojë për “një dorë të hekurt” për t’i bërë ballë furtunës ndaj batakut.