osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

AMA dhe AKEP, takim me karakter juridik për ndryshimi i ligjit për mediat audiovizive

AMA dhe AKEP, takim me karakter juridik për ndryshimi i ligjit për mediat audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan takimin e tretë të diskutimit mbi ndryshimet në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” dhe në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Në takim ishin të ftuar përfaqësues të mediave elektronike, drejtues të lartë dhe juristë nga Ministria e Drejtësisë si dhe institucioneve të tjera publike, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare si dhe të shoqatave që në fokus të punës së tyre kanë median.

Takimi i tretë ishte i karakterit juridik. Kryetari i AMA-s, Z. Gentian Sala bëri një përmbledhje të dy tryezave pararendëse të mbajtura për diskutimet e dy projektligjeve. Takimi vijoi me një pasqyrim të dispozitave ligjore dhe përmbajtjes së tyre nga Drejtoresha Juridike dhe e Licencave, pranë AMA-s. Zëvendësministria e Drejtësisë, znj Teuta Vodo theksoi idenë se mbeten të vendosur të përmirësojnë kuadrin ligjor të deritanishëm në lidhje me mediat online. Gjatë takimit u theksua se ndryshimet janë në harmoni të plotë me direktivën e fundit të Bashkimit Europian për shërbimet audiovizive.

LEXO EDHE: Pakti për Universitetin/ Ish-presidenti zbulon prapaskenat e qeverisë
Gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave të pranishme, në parim u shprehën kundër miratimit të ndryshimeve të propozuara, duke theksuar që këto akte cënojnë lirinë e medias. Vetërregullimi, goditja e fake news me anë të edukimit mediatik, gjobat jo proporcionale si dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ishin në bazë të diskutimeve. Procesverbali mbi çështjet e diskutuara do t’i dërgohet me e-mail të pranishmëve në takim ditën e nesërme.

Në përfundim të takimit u vendos që propozimet e dala nga të pranishmit, gjatë takimit të tretë të dërgohen edhe në formë zyrtare.

Më datë 19 dhjetor në cilësinë e organit rregullator në fushën e mediave audiovizive si dhe duke mbajtur parasysh se ndryshimet e propozuara do të kenë ndikim të ndjeshëm në veprimtarinë e subjekteve, AMA ia ka përcjellë për mendim Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, dy projektligjet e sipër cituara dhe në datën 24 dhjetor 2018, i ka përcjellë për mendim pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.