osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur hakmarrja ka udhëheqës Petrit Vasilin

Kur hakmarrja ka udhëheqës Petrit Vasilin

Nga Flogert Muça

Është bërë e udhës që opozita për tu dukur e besueshme në sytë e opinionit publik, përdor mediat ndërkombëtare për të botuar akuzat e tyre dhe shkrime që nxijnë Shqipërinë me para që nuk iu dihet burimi. Natyrisht, këto shkrime sillen me vrull në portalet pranë PD&LSI duke i sjellë ato si qëndrime të mediave të huaja.

E gjitha kjo është një strategji komunikimi e njohur dhe e vjetër,  në kushtet kur PD dhe LSI (liderët të parët) nuk dalin nga Tirana për tu njohur me problemet e qytetarëve por zgjedhin të komunikojnë me ta nëpërmjet medias. Kot nuk thonë që paraja e tepërt të bën dembel.

Ditët e fundit (por edhe më parë) nga kampi i LSI është Petrit Vasili i cili ka ndërmarrë një fushatë intensive nxirjeje ndaj Shqipërisë, ndërsa nga krahu i PD-së kampioni mbetet Basha që është në luftë të fortë me doktorin se kush e nxin më shumë vendin.

I gjithi ky debat i cili është dikutuar edhe më parë, në fakt ka një konkluzion të thjeshtë: Të hedhësh baltë mbi Shqipërinë në mediat shqiptare, mund të quhet luftë politike e brendshme, por ta nxish atë në mediat e huaja duke bërë çmos nga SHBA-ja në BE e Rusi për të publikuar shkrime negative, është një dëm i madh dhe i parikuperueshëm që i shkaktohet vendit dhe shqiptarëve. Në kushtet kur e kanë të pamundur të bëjnë opozitë reale dhe kur nuk munden të nxjerrin as 10 mijë veta në shesh për të protestuar, PD dhe LSI kanë zgjedhur të bëjnë gabimin e pafalshëm, atë të dëmtimit të Shqipërisë për hir të kapitalit të tyre politik.  Por, fatkeqësisht, sa më shumë ne njerëzit e medias e themi dhe përsërisim kë fakt të turpshëm, aq më shumë opozita vazhdon me strategjinë e saj ogurzezë.

E gjithë kjo lojë e zezë që siç thashë edhe më lart në LSI po udhëhiqet për momentin nga Vasili, nuk ka asnjë bazë të vërtete. Po flasim pikërisht për aksionin e Doganave, Policisë dhe Prokurorisë Shqiptare në Durrës para dy ditësh ku u bllokuan 613 kg kokainë e pastër, ose e thënë ndryshe iu hoqën nga duart plot 180 milionë euro krimit. E çuditshme por e vërtetë është se në kohën kur nga SHBA te BE, nga Antimafia Italiane te mediat ndërkombëtare përgëzojnë Shqipërinë për luftën ndaj krimit dhe super-aksionin e policisë, Vasili dhe Basha dalin dhe nxijnë policinë dhe Shqipërinë.

Arsyet?

Në rastin më të mirë do të ishte një hakmarrje ndaj shqiptarëve që i nxorrën në opozitë, në rastin më të keq do ishin të përfshirë apo përlyer në trafikun e asaj kokaine. Gjithësesi, duke nxirë Shqipërinë edhe në rastin kur e gjithë bota i vë notën 10 për luftën ndaj krimit, Vasili dhe Basha po hakmerren ndaj të gjithëve ne. Po hakmerren duke dëmtuar biznesin dhe investimet e huaja, të cilat tremben nga Shqipëria që opozita propagandon në mediat e huaja. Po hakmerren ndaj studentëve që studiojnë jashtë dhe që shihen si kriminelë. Po hakmerren ndaj emigrantëve që janë me letra në vendet e BE-së prej vitesh dhe që ndihmojnë familjet e tyre në Shqipëri me të ardhura. Po hakmerren ndaj seicilit që përpiqet që t’i ndryshojë imazhin Shqipërisë së 1997-ës, Gërdecit, 21-janarit e të tjerave maskaradave si këto.

E gjithë kjo hakmarrje e Vasilit, Bashës e Berishës e rikthyer fuqishëm javën e fundit, flet për frikë nga çelja e negociatave, frikë nga drejtësia e drejtë dhe nga ligji që me shumë gjasë nuk do të ketë më Maliq që e thyen. E gjithë kjo frikë e akumuluar nga opozita ka shpërthyer si mutacion komunikimi duke ndërmarrë fushata denigruese për vendin, vetëm e vetëm që ky vend të mos besohet dhe shqiptarët të mos pranohen si qytetarë europianë.