osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Luçie Miloti, “Bilbili me zë kristalor”, legjitimja e krenarisë dhe mburrjes së gjeneratave për këtë vlerë

Luçie Miloti, “Bilbili me zë kristalor”, legjitimja e krenarisë dhe mburrjes së gjeneratave për këtë vlerë

Kur cekim emrin, Luçie Milot, nuk mund të mos përfshihesh nga ndjesia e një krenarie, legjitimiteti i së cilës është në atë çfarë ajo dhe shumë personalitete të artit dhe kulturës dhanë për të bërë emrin dhe veprën e tyre të pavdekshme, gjithashtu për të lënë gjeneratave një pasuri të paçmuar.

Në Rumani e cilësuan si “Bilbili me zë kristalor”, ndërsa në Bullgari ajo meritoi vlerësimin si “Bilbili i Ballkanit”. Një karrierë e bollshme në një kohëzgjatje të pamjaftueshme për të dhënë më shumë, për shkak të barrierës që i ngriti sëmundja, e cila e ndau nga kënga, por nuk mundi ta shqiste nga kujtesa jonë për të.

Shkodra, së cilës i përket, Tirana, së cilës i dha, Shqipëria, të cilën e përfaqësoi denjësisht në skenar botërore, i janë mirënjohës vlerave që skaliti ky zë dhe ky shpirt, ky përkushtim dhe kjo ëndje përjetësimi në të përgjithmonshmen e adhurimit të këngës dhe muzikës si një besim.

Luçie Miloti lindi më 11 maj 1930 në Shkodër, Shqipëri; vdiq më maj 2006 në Tiranë, Shqipëri – këngëtare shqiptare.

Luçie Miloti lindi në një familje me tradita muzikore. Për herë të parë ka dalë në skenë në moshën 12-vjeçare dhe çuditi spektatorët shkodranë duke kënduar përkrah me Bik Ndojën, File Gjeloshin, Pjetër Gjergjin etj. Rruga e saj artistike do të niste në Radion e Shkodrës dhe më pas do të angazhohej në shtëpinë e Kulturës të qytetit të Shkodrës, nën dirigjimin e Prêng Jakovës. Më 1946, në moshën 16- vjeçare vjen në Tiranë, ku fillon karriera e saj si në skenat kryesore të vendit, ashtu dhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare. Transferimi i familjes në vitin 1946 do ta afronte në jetën artistike kryeqytetase.

Ai që krijoi figurën e saj të plotë si këngëtare është profesori i saj, Pavlin Pali. Fillimisht emërohet si soliste në Radio Tirana nën drejtimin e Paulin Palit dhe një vit më vonë emërohet si soliste në filarmoninë shqiptare me krijimin e institucioneve të tjera kulturore artistike profesioniste të kryeqytetit, Luçia u aktivizua në Estradën e Tiranës dhe në 1957, emërohet soliste në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore. Gjatë kësaj periudhe do të jenë të shumta këngët që do të jetësonte me virtuozitetin dhe magjinë e zërit të saj.

Do të vazhdojë si soliste në Ansamblin Popullor deri në moshën 45 vjeçare, kur del edhe në pension. Që nga kjo kohë u shkëputur nga skena. Në maj të vitit 2006 në Tiranë pas një sëmundje, Luçia ndërrojë jetë pak ditë pas ditëlindjes së 76-të të saj.

Disa kompozime e dedikuara kësaj artisteje të mrekulluesme janë kënga nga Pjetër Gaci, me titull: “Qytetit tim” , që e ka kënduar më vonë Sali Brari. Rud Gurashi, këngën me titull: “Shpend ma i parë i bukurisë”, Zef Leka, me këngën: “Synin tand larush moj çike”, të Xhevat Lishit, me tekstin e Lah Mema: “Zani yt, na sjell pranverë” dhe e këndon Meri Zefi. Në fund të 2004 nga kompozitori lezhjan, Agim Velaj: “Lauresha e Shkodrës”

Mirënjohjet:

Në kujtimet e artistëve bashkëkohës me të, Luçie Miloti vjen si një këngëtare e veçantë. Skenën e pushtonte vetëm me zërin e saj, sepse asnjëherë nuk i përdorte gjestet shoqëruese. Në repertorin artistik numërohen 500 këngë të cilat këngëtarja i ka përcjellë edhe në botën e huaj. “Çila sytë, due me te pa”, “Për mue paska kane kysmet”, “Bishtalecat palë palë”, “Shpend ma i parë i bukurisë”, “Zanusha”, “Me zaman asaj furije?, “Çu çue Rushja”, etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës. Në formimin profesional të mëtejshëm do të këndonte këngë si “Kaçurrelat e tu”, “Synin tënd larushe mij çike”, “Me t’shi hajtshamos” etj.

Luçie Miloti në karrierën e saj artistike ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”. Për kontributin e saj muzikor, më 1961 ka marrë titullin “Artiste e Merituar” dhe urdhrin “Mjeshtër i madh” nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani. Me vendimin e Bashkisë së Tiranës, një rrugë e Tiranës merr emrin e këngëtares së mirënjohur Luçie Miloti.

Veç kujtesës për Luçie Milotin, brezat i detyrohen asaj dhe vlerave që përfaqësoi ajo mirënjohje dhe respekt të thellë. Sepse ishte ajo kohë, ishte ajo e mundshme që zvarritej hekakeqe përmes pamundësish dhe ndalimesh, së cilës Luçie Miloti i mori grimcë nga një grimcë duke ngjizur yllin e saj, atë yll që shndrin sot e pambarim në qiellin e nevojave për t’u ndjerë të prekur nga magjia e krijimit, për të qenë të magjepsur nga virtuoziteti i zërit, për të bartur brez pas brezi një medaljon krenarie dhe mburrje, për të guxuar të tregojmë se edhe ne i përkasim atyre vlerave, atyre përpjekjeve ngadhënjyese artkrijimi që ngritën piedestale./albertvataj.com