Prej 2014, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi me të drejtë i prishi kontratën këtij kodoshi të ashtëquajturës Sindikatë e Policisë. Pasi vetë Sadedini , nëpërmjet rrugëve të pista kish mundur të realizonte një kontratë me Policinë, ku automatikisht të gjithë punonjësit e Policisë ishin anëtar dhe të gjithë punonjësve të Policisë u mbaheshin nga rroga në mëyrë automatike, një shumë prej afro 300 lekë të reja, lekë këto shkonin në favor të këtij kodoshi i cili kishte dhe favore të tjera asaj kohe nga Policia.
Zyra në ambjente të Polcisë, makina e karburant ,të gjitha këto për të siguruar një komoditet e luks për Sadadeinin. Po ky i vetzgjedhur i përjetshëm i sindikatës a e di që ato lekë ishin për ti ardhur në ndihmë punonjësve në nevojë, punonjësve që hiqeshin padrejtësisht nga puna e ky Sadedini duhet të ndiqte procest gjyqësore, pasi buxheti i sindikatës për këtë mbushej me lekët e punonjësve të policisë.
Një mijë pyetje ka për ty Sadedin, para se të përhapësh këto tymnaja, e përpara se të bësh presion në media, apo përpara se të bësh politikë, sa procese gjyqësore ka ndjekur ky kodosh i sindikatës? Sa gjyqe ka fituar? Sa i shërben Policisë kjo sindikatë? Sa i mbron të drejta e tyre kjo sindikatë? Sa punonjës të policisë ke antarë? Ku i more të dhënat për 80 % të punonjësve të Policisë që kanë aplikuar për llotari amerikane? Pse ke bllokuar me të tëra format krijimin e një sindikate të dytë të Polcisë?
Pse kërkon rikthimin e kushteve të mëparshme të kontratës duke u ankuar në institucionet europiane? A ka në ndonjë vend të botës ku punonjësit i fusin me detyrim në sindikatë? A e di ti Sadatin që tashmë s’ka më tollona karburanti të të japin ty se karburanti është me shumicë, por është në kartë dixhitale dhe vetëm për maknat e policisë?
A e di ti i vetzgjedhuri i Sindikatës se punonjësit e policisë i kanë marrë të gjitha çfarë ju takojnë duke filluar nga orët suplemntare, orët e natës? Po a e di ti se Policia ka marrë automjete të reja ? Uniforma të reja?
Nuk është se presim ndonjë përgjigje nga ti, ose edhe mund të konsultohesh me kumbarët e tu e të nxjerrësh shpifjen e gënjështrën e radhës, por të pakëtn mos dil me zë e figurë në televizor, se kur shikon veten në ripërsëritje besoj se duhet të skuqesh të kesh turp nga vetja jote kodoshi i Sindikatës.
Policët nuk jetojnë në parajsë, nuk i kanë të plotësuar të tëra kushtet, nuk kanë rrogat e mjaftueshme, nuk i plotësojnë dot të gjitha nevojat si kolegët në polictë e tjera homologe, por ama s’kanë nevojë që të zhvaten e të keqpërdoren edhe nga ti , nga Sindikata që duhet t’ju dalë në mbrojte, që duhet të jetë zëri i vërtetë i tyre.
Majft më kodosh se të doli boja.