“Pensionisti” Metaj, drekë “publicitare” me 20 pensionistë të mbledhur nga Tit Vasili, u foli për “jetën e lumtur”
Pas “dhimbjes” për të varfërit, që Monika Kryemadhi e shprehu kur shkoi për të larë mëkatet tek “gjysh” Janullatosi, bashkëshorti i saj zyrtar, Presidenti Ilir Metaj, jo me lekët e tij, ngaqë jeton si populli fukara, por me buxhetin e Presidencës, shtroi një drekë publicitare-bamirësie, për disa pensionistë, që siç thuhet, ishin gjyshër e gjyshe të anëtarëve të LRI-së, përzgjedhur e mbledhur nga Endrit Braimllari e Petrit Vasili.
Në “drekën publicitare”, shtruar në një nga sallat e “Kryqit të Kuq”, simboli i zi i kri.mit e korrupsionit shtetëror-politik në Shqipëri, “ua ngeci në fyt e ua bëri haram”, edhe atë copë bukë që u dha, duke mbajtur fjalime bamirësie, sikur është politikan dhe qytetar, që “vuan shpirtërisht” për popullin fukara.
Në fund të fjalimit, “bamirësi televiziv” Ilir Metaj, “hallexhiu” me vila e makina luksi, me shërbëtorë shteti e yzmeqarë privatë, me biznese e apartamente me shumicë, me pagë, trajtim e dieta mujore 5000 euro, ngriti një dolli, për pensionet në nivel europian dhe jetën e lumtur, që po bëjnë pensionistët në Shqipëri./Pamfleti