osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Britanikët zbuluan paktin Berisha-Bukoshi për 400 mercenarë kosovarë në grushtin e shtetit më 14 shtator ‘98. Ministri Krasniqi u vra për t’i mbyllur gojën?!

Britanikët zbuluan paktin Berisha-Bukoshi për 400 mercenarë kosovarë në grushtin e shtetit më 14 shtator ‘98. Ministri Krasniqi u vra për t’i mbyllur gojën?!

Eshtë e sigurtë rihapja e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, së shpejti hapet dosja për ngjarjen që pasoi këtë vrasje të shekullit, grushtin e dështuar të shtetit të organizuar nga Berisha. Ish kreu i PD kërkoi nga Bujar Bukoshi 400 ushtarakë të FARK, por morën pjesë vetëm 180 të tillë, një pjesë e të cilëve ra në prangat e policisë dhe kishin filluar të zbërtheheshin. Pse u tremb Berisha që akuzohet se eleminoi ministrin e Mbrojtjes së Kosovës Ahmet Krasniqi, se nuk i siguroi mercenarët e premtuar sipas pagesës apo sepse kishte frikë se do të tregonte gjithçka para organeve ligjzbatuese?!

Vrasja e liderit të Dhjetorit 1990 Azem Hajdarit dhe grushti i shtetit që u organizua nga Berisha, duke shfrytëzuar këtë vrasje për të rrëzuar qeverinë socialiste të Fatos Nanos, ka qënë dhe është gjithnjë në qendër të debatit politik dhe publik në Shqipëri. Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit tashmë pritet të rihapet, pas gatishmërisë së Izet Haxhisë ish truprojës së Berishës për të dhënë dëshmitë e tij tronditëse. Paralel me zbardhjen e vrasjes së Hajdarit, pritet të hapet dhe dosja e grushtit të shtetit të organizuar nga Berisha dy ditë më pas, më 14 shtator 1998 dhe pasojat që solli për politikën shqiptare një përplasje e tillë anti-shtet, me ndikim dhe në Kosovë.

Nëse deri më tani është në proces rigjykimi vrasja e Azem Hajdarit, grushti i dështuar i shtetit, pjesëmarrja e faktorëve në të dhe pasojat që solli kjo përpjekje e armatosur e Berishës për të ardhur në pushtet, është zbardhur në mënyrë të pjesshme. Atë që nuk e kanë bërë organet ligjzbatuese, media e politika shqiptare, e kanë bërë media dhe historianë të huaj, kryesisht britanike, të cilët zbërthyen me detaje elementët bazikë të grushtit të dështuar të shtetit të organizuar nga Berisha.

Dy historianët britanikë, James Pettifer dhe Miranda Vickers kanë rrëfyer të fshehtat e ngjarjeve të 14 Shtatorit 1998 dhe mbështetjen që Sali Berisha siguroi nga qeveria në ekzil e Kosovës. Sipas dy ekspertëve britanikë, popullariteti i Berishës në ’98-ën kishte rënë ndjeshëm dhe ai u detyrua të merrte mercenarë nga Kosova për të përgatitur grushtin e shtetit, dhe për këtë arësye ai bashkëpunoi me Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, FARK, të Bujar Bukoshit.

Berisha kërkoi prej tyre 400 persona të armatosur për të rrëzuar me një gotje “rrufe” Fatos Nanon nga pushteti, por në grushtin e shtetit të 14 shtatorit morën pjesë vetëm 180 mercenarë të FARK.

“Berisha duket se bëri një gabim trashanik në besimin ndaj mbështetjes së FARK për të gjetur forca në përpjekjen e tij për të përmbysur qeverinë. Disa komandantë të FARK i kishin premtuar Berishës 400 burra të armatosur që do ta ndihmonin për të marrë pushtetin në Tiranë. Por në ngjarjet e shtatorit vetëm rreth 180 prej tyre morën pjesë, por edhe ata u zhdukën me t’u marrë vesh dështimi i përpjekjes së grushtit të shtetit”, thonë britanikët.

Sipas tyre, FARK s’ishte gjë tjetër veçse një trupë ushtarake paralele me UÇK, ndërsa drejtohej nga Bujar Bukoshi, ‘kryeministri’ në mërgim i LDK që pretendonte njëfarë qeverisjeje paralele të shqiptarëve të Kosovës.

Pas dështimit të grushtit të shtetit të Berishës më ‘98 ndodhën shumë arrestime dhe shumë prej mercenarëve të ardhur nga Kosova përfunduan në prangat e policisë, ku filluan të zbërtheheshin. Njëherësh tregohet se si u vra Ministër i Mbrojtjes i qeverisë së Kosovës, Ahmet Krasniqi.

“Më 21 shtator, policia arrestoi 11 kosovarë për armëmbajtje pa leje. Ata thanë se ishin të UÇK-së, por në të vërtetë ishin anëtarë të FARK-ut. Ata u arrestuan ndërsa po udhëtonin nga Tropoja për në Tiranë. Në një zhvillim dramatik, në të njëjtën ditë, kryekomandanti i FARK-ut, Ahmet Krasniqi, u qëllua dhe u vra nga dy njerëz të armatosur dhe të maskuar në Tiranë. Dy vrasjet e bujshme në Tiranë brenda 9 ditëve donin të thoshin për shumëkënd se vendi tashmë ishte në rrezikun e një vale vrasjesh politike”, thonë britanikët.

Kjo përkeqësoi situatën, ndërkohë që zërat thonin se Ahmet Krasniqi i vra sepse nuk respektoi kontratën me Berishën për t’i dërguar siç ishin marrë vesh dhe kishte paguar, 400 mercenarët e armatosur që do të përmbysnin menjëherë qeverinë e Fatos Nanos.

Ndërkohë që zëra zyrtarë në atë kohë konfirmuan se Krasniqi u vra për t’i mbyllur gojën. Kjo çështje ende s’është zbardhur dhe ndoshta ka ardhur koha që të rihapet dhe dosja e grushtit të dështuar të shtetit të vitit 1998 si dhe vrasja e ish ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi. Pasi çështjet janë të lidhura me njëra tjetrën./Pamfleti