osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

E mitura nga Elbasani u bë nënë, prokuroria nis hetimet

E mitura nga Elbasani u bë nënë, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet për rastin kur një 13-vjeçare nga Elbasani por e martuar në Gjakovë, e cila u bë nënë dy ditë më parë. Vajza, e cila solli në jetë foshnjën e saj në Kliniken e Gjinekologjisë ka deklaruar se është e martuar, madje ka thënë se edhe bashkëshorti i saj është i mitur.

Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Mirvete Paçarada, ka bërë të ditur për KosovaPress se nëna gëzon shëndet të plotë dhe se fëmijën e ka sjellë në jetë në javën e 33 të shtatzënisë.

“Ajo është në gjendje plotësisht të mirë edhe pse si mjek jemi të obliguar ta paraqesim në grupin e lindjeve me rrezik të lartë, por fatmirësisht te kjo ka shkuar lindja mirë. Por, ne si gjinekolog nuk preferojmë lindje para moshës jo madhore, kur edhe ligji e parasheh moshën për lindje, për krejt. Sepse ajo edhe psiqikisht, edhe fizikisht nuk është e përgatitur për një jetë për t’u bërë nënë.

E kemi vetëm deklaratën e saj që ajo është e martuar, tashmë sa është e martuar, kush është nuk e dimë, sepse ligjërisht ajo nuk ka të drejtë për t’u martuar në moshën 13-vjeçe. Bashkëshorti i vet ka qenë në vizitë dhe sipas informatave të saj edhe ai është i mitur”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, ka thënë se lindja ka ndodhur ditën e hënë, në ora 10:15 minuta. Aktualisht për shkak që foshnja ka lindur para kohe, ajo ndodhet në inkubator, por që është me shenja vitale të qëndrueshme. “Ka lindur në bazë të informacioneve që i kemi në vitin 2005, e lindur në Elbasan për momentin jeton në Gjakovë.

Babai, sa kemi informacione, moshën nuk e dimë, por është nga qyteti i Bajram Currit, jetojnë në Gjakovë. Për momentin është në kujdesin intensiv, në inkubator me terapi. Pesha e lindjes është 1 mijë e 900 gramë, gjatësia 50 centimetra, me shenja vitale stabile. Megjithatë, duhet të trajtohet”, tha ai.

Avokati Florian Dushi thotë se Prokuroria e Shtetit duhet të fillojë hetimet për rastin, pasi sipas tij vetë publikimi i lajmit se një e mitur është bërë nënë, përbën bazë të mjaftueshme për hetime.
“Në rastin konkret, unë mendoj që vetë publikimi i lajmit, fakti që personi në fjalë është e mitur, sipas asaj që kemi kuptuar nga mediat ka vetëm 13 vjet, përbën bazë të mjaftueshme që organet kompetente të fillojnë hetimet, sepse ka bazë për dyshim.

Të fillojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që ndërlidhen me këtë rast dhe për të parë në finale nëse eventualisht ky rast apo kjo përbën ndonjë vepër penale. Të shohin të sqarojnë, kush është kryerësi i kësaj vepre dhe përfundimisht organet që janë të thirrura për këtë, në këtë rast Prokuroria e Shtetit të shohë nëse ka vepër penale sa i përket këtij rasti.

Kodi Penal këtë çështje e rregullon në kuptimin që nëse personat në fjalë kanë kryer marrëdhënie janë të moshës së njëjtë apo të përafërt do ta quaja me një diferencë prej më së shumti dy vjetësh, atëherë nuk përbënë vepër penale. Por, megjithatë për të sqaruar të gjitha këto dilema unë mendoj që duhet të zhvillohen hetimet dhe të shihet cili është kryerësi, cilës moshë i përket kryerësi.

Këtu mund të varet prej rrethanave në të cilat është kryer, sepse ka mjaft dispozita të Kodit Penal të Kosovës, të cilat e rregullojnë dhe e përcaktojnë masën e dënimit varësisht nga rrethanat në të cilën është kryer, që fillojnë me dhunimin, pastaj mashtrimin, premtimin për martesë.

Por, megjithatë mund të konstatoj se në fakt të gjitha dënimet e parapara për të gjitha rrethanat në të cilat kryhet vepra penale ndaj të miturit fillon diku 10 vjet burgim e më shumë”, -ka thënë ai.
Nga Prokuroria e Shtetit, Prokurori Ibrahim Berisha, ka bërë të ditur se gjithsesi do të ketë hetim.
“Ne jemi ende në diskutim e sipër. Është rast pak më specifik, sepse kur janë të miturit në pyetje, ne jemi të kujdesshëm. Ne duhet të fillojmë hetimin gjithqysh.

Pasoja është shkaktuar te ne këtu, të shohim a po fillojmë ne apo Gjakova. Por, sipas të gjitha gjasave, edhe ne mund të fillojmë. Por, gjithsesi fillojmë për arsye se nën moshën 16-vjeçare kushdo që kryen ndonjë akt seksual, e këtu në pyetje është që ajo ka lindur, aty pa dyshim ne do të hapim rast”, tha ai./BW