osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëfimi i oficerit italian: Me Dritan Zaganin nuk bashkëpunuam zyrtarisht

Rrëfimi i oficerit italian: Me Dritan Zaganin nuk bashkëpunuam zyrtarisht

Në disa numra resht gazeta “Shqiptarja.com” ka botuar pjesë nga dokumentat gjyqësore të gjyqit të Dritan Zaganit, ish-oficerit të policisë që u bë i famshëm për denoncimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri Teksa ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ndiqej penalisht nga prokuroria. Zagani u dënua me 4.6 vite burgim është nga gjykata e Fierit në nëntor 2018.

“Shqiptarja.com” ka qënë ndër të parat media që raportoi dënimin e ish-oficerit të policisë, ndërsa nga numri i së premtes e në vazhdim gazeta ka hedhur dritë mbi dokumenta gjyqësore, dëshmi të personazheve shqiptare dhe italiane, që janë dhënë në gjyqin kundër të Dritan Zaganit.

“Shqiptarja.com” zbardhi në numrin e saj të së premtes të plotë dëshminë e spiunit të Zaganit të dhënë në procesin gjyqësor në Fier në seancën gjyqësore të datës 24 prill 2018. Në dëshminë që V.D spiuni i Zaganit që ka dhënë përballë gjykatës së Fierit, e çuan Zaganin një plehrë, që e ka ngatërruar me shumë njerëz sapo iku në Zvicër. Ndërsa në numrin e së shtunës u botua biseda e përgjuar midis Dritan Zaganit dhe oficerit italian, i Guardia di Finanza, Alesandro Giuliani.

Nga kjo bisedë vërtetohet fakti se Zagani i jepte informacione kundrejt pagesës oficerit ialian, duke shkelur procedurat ligjore të shtetit shqiptar. Në numrin e djeshëm u botua dëshmija e gruas së V.D spiunit të Zaganit. Ajo rrëfen se si Dritan Zagani e bëri edhe atë bashkëpunëtore dhe si paguheshin nga ish-oficeri i policisë.

Po kështu ajo ka treguar se Zagani e ka ndihmuar shumë në një rast të një aksidenti me pasojë vdekjen e një personi që kreu djali i saj. Ndërsa sot po botojmë dëshminë e oficerit italian, Alesandro Giuliani, që do të jetë edhe shkrimi I fundit rreth gjyqit të Dritan Zaganit.

Në serinë e shkrimeve të botuara për dosjen “Zagani“, ku ish-oficeri i sektorit të antidrogës është dënuar me 4.6 vite burgim për dy akuza nga gjykata e Fierit, sot “Shqiptarja.com” vijon të botojë pjesën tjetër të dëshmisë, atë të oficerit të Guardia Di Finanza Alessandro Giuliani. Pikërisht ky funksionar i policisë italiane, ka dhënë dëshminë pranë gjykatës së Bologna në Itali, e cila më pas është lexuar përballë një trupi gjykues në Fier, i cili ishte caktuar për gjykimin e Dritan Zaganit.

Dëshmia e Alessandro Giuliani, nuk është konsideruar e sinqertë në disa episode nga gjykata e Fierit, pasi Giuliani pretendon se nuk ka bërë asnjë pagesë në adresë të Zaganit, ndërkohë provat e administruara në dosje tregojnë të kundërtën. Nga ana tjetër Alessandro Giuliani, pranon se ka bërë pagesë vetëm për spiunin V.D, të cilit sipas tij i ka bërë një transfertë monetare, gjatë periudhës kur ai i kishte kërkuar ndihmë pasi në Vlorë kishte ndodhur një aksident.

Më tej në rëfimin e tij Giuliani rrëfen se:“…në 2013 kam mbaruar impenjimin tim zyrtar në Shqipëri, por kam mbetur në marrëdhënie personale me Dritan Zaganin, me të cilin kishim edhe shkëmbin informacioni të karakterit të përgjithshëm. Zakonisht shkëmbimet ndërmjet nesh të cilat lidheshin me hetimet, ishin vetëm pasojë e aktiviteteve të mëparshme. Shkëmbimet ishin të tipit informative, për shembull pyesja mënyrën e veprimit ose sidoqoftë informacione me karakter të përgjithshëm…”.

DESHMIA E PLOTE E OFICERIT ITALIAN

“Si u njoha me Dritan Zaganin”
Seksioni i Gjyqtarëve për hetimet paraprake dhe seancat paraprake, në gjykatën e Bolognas-Itali ka vendosur të veprohet me pyetjen e dëshmitarit Alessandro Giuliani, në rendin e marrëdhënieve me Dritan Zaganin, duke vendosur zhvillimin e seancës së dëgjimit më datë 13 shtator 2017,në orën 12:30, pranë Gjykatës së Bologna-s, në Via Farini, Piano Ammezzato, Stanza 4.65. Dëshmitari Alessandro Giulianni, mbi pyetjet e dërguara nga palët dhe gjykata është përgjigjur shprehimisht se: “…Njoh Dritan Zaganin, i cili është një drejtues i Policisë Shqiptare, të cilin e kam njohur kur isha në shërbim në Vlorë, nga Nëntori 2010 deri më 2012. Unë isha pjesë e personelit të Guardia di Finanza, me shërbim në Shqipëri. Guaudia di Finanza përdorte rojet e veta në Shqipëri.

Zagani ishte një polic. Nga 2013 jam kthyer në shërbim në Itali, pranë Guardia di Finanza. Detyra ime më lejon të kem marrëdhënie, pa kufizime territoriale, me çdo anëtar të forcave të policisë, edhe sepse ishte një mision me marrëdhënie miqësore me Shqipërinë.

Në Shqipëri isha i ngarkuar nga bërthama e policisë të ndihmoja policinë shqiptare në aktivitetet e ndryshme si antidroga, imigracion klandestin, etj dhe për 10 ditë isha komandant i atij misioni. Në 2013 kam mbaruar impenjimin tim zyrtar në Shqipëri, por kam mbetur në marrëdhënie personale me Dritan Zaganin, me të cilin kishim edhe shkëmbin informacioni të karakterit të përgjithshëm.

Zakonisht shkëmbimet ndërmjet nesh të cilat lidheshin me hetimet, ishin vetëm pasojë e aktiviteteve të mëparshme. Shkëmbimet ishin të tipit informative, për shembull pyesja mënyrën e veprimit ose sidoqoftë informacione me karakter të përgjithshëm”.

LIDHJA ME INFORMATORET E ZAGANIT
Me siguri kam biseduar me Dritanin lidhur me GPS dhe për shembull, kam folur me atë rreth normativës shqiptare mbi përgjimet telefonike dhe ka mundësi të kem biseduar lidhur me informacionet e përgjithshme mbi GPS, por jo ato specifike, sepse unë për shkak të aktivitetit tim, nuk kam në dispozicion GPS. Arben Dalipaj e njoh, nuk është kryer asnjë hetim nga ana italiane ose të paktën unë nuk kam dijeni.

Di që ai ishte i njohur nga të dyja autoritetet, sepse ai ishte një trafikant. Unë nuk kam pasur kurrë asnjë lloj frike mbi faktin që mund të arrestohej Dritan Zagani, nuk më ka thënë kurrë që kishte një proces në Shqipëri dhe nuk më ka thënë në konfidencë rreth hetimeve aktive. Lidhur me Dalipaj, e dija se ishte një trafikant, por nuk dija nëse kishte procedime ose dënime. M.R nuk e njoh, V.D po. Nuk e di nëse V.D është informator i policisë shqiptare. V.D e njoh, sepse ma ka prezantuar Zagani, i cili ishte i njohuri i tij.

Ju më kundërshtoni që nga përgjimet, D, paska deklaruar që unë e paskam ndihmuar për të mos u arrestuar, por absolutisht nuk e kam këto fuqi. Di që “D” së fundmi ka pasur probleme me drejtësinë Italiane. Një herë i kam dërguar para V.D nëpërmjet një kompanie tansfertash.

Duke konsultuar dokumentat që posedoj unë, mund të deklaroj që më 4 mars 2014, unë gjendesha në Milazzo, në Siçili, së bashku me një të njohur të përbashkët. Rreth orës së drekës, më thërret “D”, i cili më kërkoi 2.000 Euro duke qarë, për një familiarin e tij, që kishte nevojë urgjente të mjekohej. Unë mora kohë dhe thërrita Dritan Zaganin, i cili më konfirmoi që efektivisht kishte ndodhur një aksident dhe një person ishte në prag të vdekjes, që më pas di që ka vdekur.

Në atë moment, unë nga llogaria ime personale së bashku me Alessandro Bernardini, një person tjetër që ka qënë shumë kohë në shërbim në Shqipëri, i dërgova 1.000 Euro. D kishte numrin tim të telefonit, pasi më tha se nëse do të kishte pasur nevojën për të gjetur një punë në Itali, do të më thërriste. D, e dinte që unë isha një nënoficer i Guardia di Finanza, të gjithë e dinin, sepse puna ime në Shqiperi ishte e dukshme dhe unë shkoja në xhiro me uniformë. Unë dërgova paratë Dritan Zaganit, pasi njihja të dhenat e tij dhe jo ato të D.

Unë i thashë Dritanit për dërgesën bankare, vetëm pasi gjërat ishin kryer dhe ai nuk mbeti i kënaqur, duke më thënë që kjo gjë me siguri do ti kishte krijuar probleme. Dëshmitari specifikon që ka bërë dërgesa të tjera drejpërdrejt tek V.D.

Nuk kanë qënë kurrë veprime të përbashkëta vetëm një herë gjatë kërkimit të një të fshehuri kam komunikuar me Dritanin nëpërmjet Interpolit. Kurse ndonjëherë Dritani më ka kërkuar të ketë informacione praktike, si për shembull si mund të arrinte tek pronarët e një mjeti dhe unë e kam adresuar tek inxhenieri i “Fiatit” dhe di që kanë mundur të arrijnë tek shasia e makinës dhe të arrestojnë disa persona. Ky është rasti që sapo ju ilustrova.

Unë kisha mësuar,jo nga Dritani, por nga eprori i tij, por edhe kjo për motive miqësore. Në çdo rast, unë i kam komunikuar faktin eprorit tim. Përsëris që i kam komunikuar Komandantit tim trasferimin tim në Shqipëri. Komandanti im e dinte që kisha marrëdhenie me shqiptarët për shkak të së shkuarës sime në Shqipëri,por përsëris që nuk kisha asnjë aktivitet të përbashkët Shqipëri-Itali.

Unë nuk kam njohur kurrë asnjë hetim të bërë nga Dritani, as formalisht, dhe as zyrtarisht. Unë absolutisht nuk e kam konsideruar Dritan Zaganin si informatorin tim, dhe as nuk e kam paguar për asgjë. Unë nuk kam bashkëpunuar kurrë për instalimin e aparateve.

Unë jam në dijeni që Beni është Dalipaj. Gjatë shërbimit tim në Shqipëri e dija se kush ishte, por më pas nuk kam pasur kurrë me informacione për atë. R.J është arrestuar në Itali, me hetime të Bërthamës së Policisë Gjyqësore të Leçes. Lidhur me këtë hetim, Shqipëria nuk hyn fare. Edhe Dritan Zagani nuk hyn fare, e njoftova unë pasi operacioni ishte mbyllur.

Lidhur me Arben Dalipaj, kemi biseduar shumë herë me Zaganin, sepse ishte një subjekt i qëllimshëm, por kemi biseduar gjithmonë në mënyrë të përgjithshme, pa asnjë shkëmbim informacioni. Komandanti im është në dijeni kush ishte Arben Dalipaj. Unë i kam dërguar D. para me “Money Gram”, por gjithmonë për arsye personale. Nuk kam dërguar kurrë shuma nëpërmjet rrugëve të tjera të transferimit të parave.

Në çdo rast, mjafton të pyetet Shërbimi Qëndror i antidrogës si i vetmi autoritet që mund të paguajë informatorët, nëse janë kryer pagesa në favor të Dritan Zaganit edhe pse unë e përjashtoj. Unë kam kërkuar informacion mbi Arben Dalipaj, praktikisht e kam pyetur nëse e njihte dhe ai më është përgjigjur që po. Nuk kam dërguar kurrë aparate GPS në Shqipëri.

Pyetjes direkte te Gjyqtarit i përgjigjet:
Unë kam njohur në Shqipëri gruan e D, së bashku me të shoqin. Kam respektuar gjithmonë të gjithë legjislacionin kombëtar dhe konvencional ekzistues. Kam respektuar gjithmonë të gjithë legjislacionin kombëtar dhe konvencional ekzistues. Kam respektuar gjithmonë të gjithë legjislacionin kombëtar dhe konvencional ekzistues. Lidhur me njohjen time mund të përjashtoj që Dritan Zagani ka pasur ndonjëherë informacione lidhur me aktivitetin hetues që mund të ketë vijuar.

Gjykata ka vërejtur se dëshmitari Alessandro Giuliani, nuk ishte i sinqertë në disa nga deklarimet e tij,pasi ato nuk përputhen me provat e tjera të administruara në këtë gjykim si shpjegimet e dëshmitares I.D, V.D dhe transkiptet e komunikimeve telefonike midis këtij dëshmitari, me të pandehurin Dritan Zaganin dhe me V.D ,për rrejdhoje gjykata vlerëson shpjegimet e këtij deshmitari,për aq sa ato përputhen me provat e tjera të administruar në këtë gjykim./Elton Qyno