Juventus ka arritur të ruajë pathyeshmërinë e saj në këtë sezon të Serisë A pas barazimit 2-2 të marrë me dhjetë lojtarë në fushën e Atalanta-s, që mbetet pa fitore në 27 ndeshjet e fundit të luajtura kundër bardhezinjve.
Gjithçka ka nisur mirë për kampionët në fuqi të Italisë, por jo për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili ka realizuar një autogol në minutën e dytë të takimit.
Kur mendohej se Juventus do të merrte një fitore të lehtë, vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 24-t me Duvan Zapata, i cili ka realizuar golin e barazimit 1-1. Në minutën e 53-të pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Rodrigo Bentnacur, zikaltrit e kanë shfrytëzuar pothuajse menjëherë superioritetin numerik, duke shënuar golin e dytë në minutën e 56-të.
Ky gol ka detyruar trajnerin Allegri- të aktivizojë Cristiano Ronaldo-n, i cili duhej të kishte qëndruar pushim në këtë ndeshje. Portugezi ia ka shpërblyer besimin trajnerit të Juventus me golin e barazimit 2-2 të shënuar në minutën e 78-të me një goditje me kokë brenda zonës së rreptësisë, ndaj së cilës portieri Berisha nuk mund të bënte asgjë. Në ndeshjet e tjera, Lazio ka mundur 2-0 Bologna-n dhe ka përforcuar vendin e katërt. Sampdoria ka fituar me të njëjtin rezultat në fushën e Chievo-s dhe është ngjitur në vendin e pestë. Cagliari është kthyer te fitorja pasi ka mundur 1-0 Genoa-n në shtëpi, ndërsa Parma-n ka fituar me të njëjtin rezultat në fushën e Fiorentina-s.