osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Sulm me bombë në mjetin e konsullatës shqiptare, grupi anarkist grek merr përsipër sulmin

Sulm me bombë në mjetin e konsullatës shqiptare, grupi anarkist grek merr përsipër sulmin

Një grup anarkistësh kanë marrë përsipër përgjegjësinë ndaj sulmit të automjetit personal të oficerit të kontaktit të Konsullatës së Shqipërisë në Selanik, Renaldo Ndoni, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës së kaluar. Grupi reagoi përmes një deklarate të shpërndarë në mediat e vendit fqinj.

Raportohet se është lajmëruar nga autoritetet policore të qytetit edhe Konsullata shqiptare.

Sipas njoftimit, akti i vendosjes së një mase shpërthyese në automjetin me targa diplomatike CD 54-15 është kryer në shenjë solidariteti ndaj grevës së urisë që ka shpallur i burgosuri anarkist, Kostas Jatzoglou.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin e arrestuar me akuzën që ka vendosur një pako bombe në makinën e ish-kryeministrit grek, Lukas Papadhimos, e cila pas shpërthimit ka shkaktuar edhe plagosjen e tij. Jatzoglou ndodhet në ditën e nëntë të grevës së urisë.

Prej disa ditësh janë arrestuar disa persona në Athinë dhe Selanik të lidhur me sulme të marra përsipër nga grupi “Anarkistët- Anarkistët”. Anarkistët kane parlajmëruar se do të derdhet gjak nëse i burgosuri Jatzoglou do të humbasë jetën.

Pavarësisht marrjes së përgjegjësisë për sulmin ndaj automjetit të zyrtarit shqiptar organet policore kanë deklaruar se hetimi për gjetjen e autorëve vazhdon.