Ditën e sotme (e mërkurë) vendi mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Pasditja dhe nata vijojnë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur vlerat ditore nga -7 °C në 12-13 °C. Era do të fryjë e lehte dhe mestare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
E enjte, 27 dhjetor 2018- Sipas MeteoAlb kthjellimet dhe vranësira e herëpashershme do të dominojnë motin në të gjithë vendin gjatë paradites.
Pasditja do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta në të gjithë territorin, por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -3°C në 16°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.