osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sekuestrimi i 3.4 mln eurove në ‘Toyota’ hetime në Belgjikë

Sekuestrimi i 3.4 mln eurove në ‘Toyota’ hetime në Belgjikë

Sekuestrimi i 3.4 milion euro në “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, në muajin mars 2018, ka bërë që Prokuroria e Krimeve të Rënda, që ndjek hetimet e këtij rasti, të shtrijë verifikimet në Belgjikë. Pikërtisht në këtë shtet ka rezultuar se janë blerë 8 automjete, të cilat pasi janë ngarkuar në një kamion tip “Bizon”, janë drejtuar në Shqipëri. “Shqiptarja.com” mëson se dy prokurorë të çështjes që po hetojnë dosjen e sekuestrimit të 3.4 milion euro, pak ditë më parë kanë udhëtuar në drejtim të Belgjikës,ku mësohet të kenë marë kontakte me autoritet vendase të prokurorisë dhe policisë belge. Nga sa mësohet qëllimi i kësaj vizite ishte për të identifikuar,lokalizuar dhe pyetur personat që kanë shitur 8 automjetet e sekuestruara në portin e Durrësit.

Më konkretisht është kërkuar informacion lidhur me pronarin e “Toyota Yaris” aty ku dhe ishin fshehur 3.4 milion euro, duke ju kërkuar ndihmë palës greke që ky person të gjendet dhe të pyetet lidhur me shitjen e makinës. Për shkak se tashmë hetimet janë shtrirë dhe në Belgjikë dhe Shqipëri, të dyja prokuroritë kanë vendosur të bashkëpunojnë me qëllim identifikimin e personave që zotëronin sasinë prej 3.4 milion euro, të sekuestruar nga policia shqiptare në portin e Durrësit. Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, janë lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Ndërkohë në kërkim për këtë çështje janë dhe dy persona të tjere, mes tyre Alban Mollaymeri.

Në një “Toyota” u kapën 106 dengje me euro
Në datën 24 qershor 2018 rreth orës 09:40 mha kontrolli fizik i mjeteve që ndodheshin në karrotrecin “Bizarre” me targë AA120SP dhe AFR559 në pronësi të Edi Canit dhe me drejtues Agim Çeka, të cilët në momentin e kapjes ndodheshin në automjet duke u futur në portin e Durrësit me linjën Bari-Durrës, është konstatuar shuma e madhe parash, të fshehura në dy nga automjetet e ngarkuara tek ky karotrec. Në këtë automjet ndodheshin të ngarkuara nëntë autovetura ku prej të cilave të tipit “Toyota”, një e tipit “Alfa Romeo” dhe një e tipit “Opel Astra”. Nga kontrolli fizik i shtruar këtyre automjeteve në vijën e dytë të kontrollit të automjeve në portin e Durrësit rezultoi se në automjetin tip “Toyota”, ngjyrë grie e erët me tre porta u konstatua se brenda tapicerisë së pjesës së prapafangos në të dy krahët e majtë kartmonedha franga dhe eurove të prerjeve të ndryshme. Nga kqyrja e automjetit ka rezultuar se ishin fshehur 106 dengje me kartmonedha euro. Pas kqyrjes automjetit i është bërë dhe skanimi ku nga ky process nuk ka rezultuar gjë. Gjithashtu nga kontrolli fizik dhe në automjetin tip “Toyota Auris” me ngjyrë metalizato, me tre porta u konstatua se pranë tapicerisë së pjesës së prapafangos, në të dy krahët e majtë shumë topa të tjerë me karmonedha euro e franga të prerjeve të ndryshme.

Dëshmia e shoferit: Kisha 1 muaj punë
I pari që është pyetur për sasinë e parave është shoferi i kamionit Agim Çeka, i cili ka deklaruar se që prej një muaji punon si shofer tek shtetasi Eduart Cani, i cili ka një firmë që transporton automjete me trailer Bizzare me targa targë AA120SP dhe AFR559 nga vendet e Europës për në Shqipëri. Ky shtetas e ka qëndrën e aktivitetit në Tiranë, Allias. Me këtë firmë ai deklaron se ka bërë tre rrugë, në Belgjikë. Më datën 12 qershor 2018 në darkë e ka marë në telefon pronari Eduart Cani, dhe I ka thënë që të shkoja në Tiranë, të merja Bizzaren dhe së bashku me djalin e tij Klevi Canin do të nisesha për në Belgjikë,ku do të ngarkonim disa makina të cilat do ti sillnim në Shqipëri.Më datën 13 qershor 2018 janë nisur në mengjes herët, kanë kaluar kufirin nga Hani i Hotit,në Mal të Zi dhe më pas në Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani dhe destinacioni Belgjika në qytetin Sherlo, kanë mbëritur më datën 16 qershor 2018., ditë e shtunë. Kanë qëndruar dy ditë duke fjetur në mjetin Bizzare dhe duke pritur dërguesin, që do i jepte makinat.Në këtë vend kanë qënë edhe një herë tjetër, pasi kanë marrë makina, duke e ngarkuar bizzarin aty me automjete.

Ku gënjeu Alban Mollaymeri
I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Alban Mollaymeri deklaron se ka një aktivitet privat servis për makina.Ai deklaron se disa muaj më parë ka porosituar disa makina të tipit “Toyota”, nëpërmjet njeriut të tij që quhet Alfred Vladi nga Tirana. Këto makina ai së bashku me Alfredin ai i gjente në internet dhe Alfredi i porositi jashtë shqipërisë.Këto makina që kishin porositur kanë ardhur dhe ai ka shkuar në Durrës, për të bërë zhdoganimin me tyre. Nga kqyrja e telefonave të këtij personi ka rezultuar se Mollaymeri ka komunikuar me Alfred Vladin, menjëherë sapo është vendosur bllokimi i automjeteve.

Ndërkohë që Mollaymeri, në këtë rast ka pohuar se nuk ka qënë ai porositësi i makinave por Alfred Vladi. Por nga verifikimi i dokumentacionit, “Toyota Auris” ekziston se është porositur nga Mollaymeri. Për çështjen e 3.4 milionë euro të kapura në makinë ka pasur edhe një debat të fortë politik midis përfaqësuesve të opozitës e maxhorancës e sidomos midis kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Basha ishte personi që e bëri publik i pari lajmin e sekuestrimit të eurove, madje edhe para policisë. Kreu I PD-së akuzoi Taulan Ballën si personin që fshihej pas trafikimit të parave. Pas akuzva të forta çështja ka përfunduar në gjykatë, ku Taulant Balla akuzon Lulzim Bashën për shpifje./Elton Qyno