Procesi i Vettingut vijon të nxjerrë nga sistemi një numr të konsiderueshëm gjyqtarësh. Në një vit kalendarik kaluan në filtra 76 gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit. Më shumë se gjysma e tyre afro 40 subjekte, u shkarkuan nga KPK dhe KPA ndërsa disa prej tyre dhanë dorëheqje.
Ndër vendimeve të argumentuara në shkarkimet e bëra ishte mosjustifikimi pasurisë, kontaktet e papërshtatshme me botën e krimit si dhe ana profesionale. Një prej gjykatave që u boshatis nga Vettingu është Gjykata Kushtetuese nga e cila u larguan plot katër anëtarë që nga kreu i kësaj gjykate Bashkim Dedja e tre anëtarët Fatos Lulo, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari dhe Altina Xhoxhaj. Ndërsa anëtari tjetër i Kushtetueses, Besnik Imeri dha dorëheqjen përpasa nisjes së procesit të Vettingut.
Një figurë e lartë e gjyqësorit që pret vendimin e KPA është Xhezair Zaganjori kreu i Gjykatës së Lartë, Edmond Ismalaj anëtar i Gjykatës së Lartë dhe gjyqtari Artur Malaj aktualisht kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Procesi i Vettingut ka përfunduar dhe në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg aty ku ankimimet i ka paraqitur ish-prokurorja Rovena Gashi dhe ish gjyqtari Fatos Lulo, ankimime për të cilat ende nuk ka një vendim.
Por të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e rrëzuar deri tani, në fakt janë rrëzuar vetëm nga deklarata e pasurisë edhe ajo, jo aq shumë e hetuar, por më shumë e lexuar nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.
Nuk ka dyshim që ne kemi gjyqtarë të pasur dhe prokurorë akoma më të pasur, dhe se të ardhurat dhe pasuria e tyre reale nuk është fare ajo që figuron në letra. Ndaj krahas spastrimit është koha për hetime dhe sekuestrime. Plaçka e vjedhur duhet të kthehet. Vetëm kështu vihet drejtësia e padrejtësisë.