Në këtë ditë të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë, një urim i veçantë vjen nga Keti Bazhdari. Edhe kësaj here biznesmenia dhe filantropia Bazhdari, nuk ka harruar të vërë në dukje rëndësinë e të ndihmuarit të njëri tjetrit dhe njerëzve në nevojë, e ç’është me kryesorja, “se duhet të heqim dorë nga arroganca për pushtet e pasuri, dhe t’i dedikohemi mendimit e dashurise si e vetmja rrugë për të ndriçuar”, shprehet ajo.
Njerëzit që e bazojnë jetën në filizofinë e dhënies shpaguhen me lumturi. Të tjerët bëhen të pangirë dhe jetojnë gjithë jetën në funksion të urisë, shkruan Bazhdari në një postim të bërë këtë mbrëmje të 25 Dhjetorit, në Facebook.
Postimi i plotë:
Gëzuar Krishtlindjen të gjithë shqipëfolësve kudo që ndodhen, besimtarë apo jo, njerëz të të gjitha feve e filozofive! Dita e ardhjes në botë të një njeriu si Jezusi i Nazaretit, që kush e njeh si Zot, kush si profet, kush si personazh historik, për mua është ndër momentet më të rëndësishme të progresit botëror.
Jezusi shkoi në kryq jo se tha ka Zot, por se ka një Zot për të gjithë dhe se hierarkitë fetare, zënë e marrin pozë në emër të tij për të përcarë njerëzit;
Se gratë dhe burrat janë të barabartë;
Se askush nuk është aq i pastër sa të hedhë gurin e parë; Se bota është pa kufinj dhe se të gjitha racat janë njëlloj;
Se shoqëria do të nisë të funksionojë atëherë kur t’u merret të pasurve e t’u jepet të varfërve;
Se duhet të shprehim gjithë solidaritetin dhe altruizmin tonë për të sëmurët, të dobtët e njerëzit në nevojë;
Se duhet të dimë të falim dhe të mos i përgjigjemi konfliktit me konflikt , por të udhëhiqemi nga parime të paqes e mirëqënjes së përbashkët.
Se duhet të heqim dorë nga arroganca për pushtet e pasuri dhe t’i dedikohemi mendimit e dashurisë, si e vetmja rrugë për t’u ndricuar.
Se dashuria është Zoti dhe mendimi fondamenti i të vetmit kult që ka njeriu, të tjerat janë shëmbëlltyra, që bien historikisht në banalitetin e vanitetit e të çdo vesi joshës.
Të shpëtuar do të jenë ata që nuk do të rreshtin kurrë se kërkuari të vërtetën dhe që kënaqësinë e gjejnë tek dhënia.
Njerëzit që e bazojnë jetën në filizofinë e dhënies shpaguhen me lumturi. Të tjerët bëhen të pangirë dhe jetojnë gjithë jetën në funksion të urisë. Uria s’pyet nëse të mungon një kothere bukë, një milion dollarë apo trilion dollarë. Ndjesia është e njëjtë.
Le të jemi të vërtetë, vetvetja dhe mos të biem pre e kompromentimit, Le të pranojmë më mirë “të kryqëzohemi” se sa të heqim dorë nga e vërteta dhe secili nga ne do të ndjehet bir i Zotit i Tokës e Universit.
Kaosi është ferri dhe jeta është parajsa. Shekujt kalojnë, gënjeshtrat dalin, pushtetet bien, fajtorët vdesin, jeta vazhdon. E ku ka më të vërtetë se jeta