osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëfimi i spiunes: Si më ndihmoi Dritan Zagani për aksidentin me vdekje

Rrëfimi i spiunes: Si më ndihmoi Dritan Zagani për aksidentin me vdekje

Në dy numra rresht “Shqiptarja.com” ka botuar pjesë nga dokumentat gjyqësore të gjyqit të Dritan Zaganit, ish-oficeri i policisë që u bë i famshëm për denoncimet ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri ka katër vite që është në arrati. Teksa ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ndiqej penalisht nga prokuroria, Dritan Zagani gati katër vite më parë vendosi të largohej fshehtas nga Shqipëria, duke kërkuar azil politik në Zvicër, nga ky bëri denoncimet e tij ndaj Saimir Tahirit dhe disa prej drejtuesve të policisë, si të lidhur me grupin e Habilajve në trafikun e kanabisit.

Zagani në atë periudhë u cilësua hero nga opozita aktuale e vendit, ndërsa maxhoranca e cilësoi si një tradhtar të uniformës së policisë së Shtetit. Zagani u dënua me 4.6 vite burgim është nga gjykata e Fierit në nëntor 2018. “Shqiptarja.com” ka qënë ndër të parat media që raportoi dënimin e ish-oficerit të policisë së Shtetit, ndërsa nga numri i së premtes e në vazhdim gazeta “Shqiptarja.com” ka hedhur dritë mbi dokumenta gjyqësore, dëshmi të personazheve shqiptare dhe italiane, që janë dhënë në gjyqin kundër të Dritan Zaganit.

Gazeta “Shqiptarja.com” zbardhi në numrin e saj të së premtes të plotë dëshminë e spiunit të Zaganit të dhënë në procesin gjyqësor në Fier në seancën gjyqsore të datës 24 prill 2018. Në dëshminë që V.D spiuni i Zaganit që ka dhënë përballë gjykatës së Fierit, e çuan Zaganin një plehrë, që e ka ngatërruar me shumë njerëz sapo iku në Zvicër. Ai tregoi se ka marrë kërcënime për jetën dhe jeton me frikë dhe jo me qetësinë që gëzon Zagani në Zvicër.

Ndërsa në numrin e së shtunës o botua biseda e përgjuar midis Dritan Zaganit dhe oficerit italian, i Guardia di Finanza i quajtur Alesandro Xhuliani. Nga kjo bisedë vërtetohet fakti se Zagani i jepte informacione kundrejt pagesës oficerit ialian, duke shkelur procedurat ligjore të shtetit shqiptar, zyrtar i të cilit ai ishte. Ndërsa në numrin e sotshëm botohet dëshmija e gruas së V.D spiunit të Zaganit. Ajo rrëfen se si Dritan Zagani e bëri edhe atë bashkëpunëtore për të përgjuar burrin e mbesës së saj dhe si paguheshin nga ish-oficeri i policisë. Po kështu ajo ka treguar se Zagani e ka ndihmuar shumë në një rast të një aksidenti me pasojë vdekjen e një personi që kreu djali i saj.

*********************

Gruaja e spiunit të Dritan Zaganit, është thirrur nga ky i fundit në bashkëpunim për marrjen e informacioneve, lidhur me një person të quajtur Arben Dalipaj, që ishte dhe burri i mbesës së gruas së spiunit të Zaganit. Në dëshminë e saj dhënë para gjykatës së Fierit shtetasja I.D, ka tregur se është njohur krejt rastësisht me Zaganin, në një nga lokalet e Vlorës. Ndër të tjera kjo grua ka treguar në rrëfimin e saj se Dritan Zagani i ka pohuar se: ”…po bëj një punë që nuk di si ta shpërblej, se V. po më ndihmon se do ngrihem në detyrë…”.

Mandej gruaja e spiunit i ka pohuar se: “…shumë mirë urime…. Në drejtim që ai ishte o.p.gj. Nuk e di si e ndihmoi konkretisht burrin tim…”. Më tej kjo dëshmitare ka treguar dhe momentet e bisedimit në telefon me Dritan Zaganin, pasi në Vlorë ka ndodhur një aksident me makinë, me pasojë vdekjen e një qytetari. Pikërisht në këtë aksident ishte përfshirë djali i dëshmitares, por kjo e fundit kishte shkuar në komisariat dhe aty kishte pretenduar se ishte ajo autorja e këtij aksidenti.

Rrëfimi i plotë i spiunes së Zaganit
”Shqiptarja.com” mëson se dëshmitarja I.D u paraqit në 15 shtator 2015 pranë gjykatës, por pyetja e saj nuk është bërë e mundur për shkak të gjëndjes së saj të rënduar shëndetësore. Për pasojë I.D është pyetur në 29 shtator 2015, mbi pyetjet e palëve dhe gjykatës deklaroi shprehimisht se: “…Dritan Zaganin e njoh, e kemi pasur mik, dhe shok…. Prej dy vjetësh e gjysëm. 3 vjet kam që e njoh unë, s’më kujtohet saktësisht. …kam qënë e arrestuar kur djali bëri aksidentin në datë 1 mars 2014… Unë shkova vet në polici për djalin, mora përsipër fajin e djalit…. Po, njoftova bashkëshortin, pak më vonë mora Dritanin në telefon, i thashë që djali ka bërë aksident dhe unë po shkoj se nuk duroj dot, se djalin e kemi të sëmurë, do shkoj vet. Pastaj dhe familjarët e tjerë….

Për momentin s’më kujtohet ca më tha Dritani. Di që shkova atje dhe më pas Dritani ka dërguar avokatin e tij, një avokat. Di që vajta direkt. Emri i avokatit, për momentin e harrova… Katër ditë në komisariat, ditën e pestë u bë gjyqi dhe duhet të shkoja në paraburgim. Pastaj u bë gjyqi dhe dola e pafajshme…. Në momentin që u paraqita në polici, djali ishte i lirë… Djali nuk është arrestuar…. Po, djali erdhi në polici, nuk u pyet, e pyeta unë pastaj u ndamë…. E ka pranuar pas shumë kohësh…. Jo, unë s’kam kërkuar asnjë, u habita kur më erdhi avokati në zyrë kur po merresha në pyetje nga ai i qarkullimit….Nuk di gjë çfarë bëhej jashtë…… Unë vetë e mora në telefon… Jo, absolutisht thjesht i thashë djali ka bërë aksident dhe unë do shkoj vetë se nuk e duroj faktin që djali të hyjë në burg.

Më tej, kjo dëshmitare ka treguar në gjykatën e Fierit se: ”…bashkëshorti im di që e ka pasur shok. Vite me radhë… Po vite, po unë nuk e njihja për herë të parë një lokal me bashkëshortin aty e pashë…. bashkëshorti punonte me kamion, Dritani punonte në polici, nuk e di ç’marrëdhënie kishin…. Absolutisht nuk ka hyrë në marrëdhënie financiare me të pandehurin…. Shofer me kamion linjën e Italisë. Për llogari të të tjerëve, shqiptarë të firmës Norga, gjithë kohën, me kamion të madh me rimorkio… për punën që kryente merrte rrogë…. Absolutisht, nuk di t’i ketë ardhur ndonjë lekë nga jashtë”.

Gjithashtu kjo dëshmitare ka folur edhe në lidhje me kapjen e një grupi personash në Seman për trafik droge.”…Diçka më ka thënë Dritani po saktësisht jo…. bashkeshorti s‘më ka thënë gjë për këtë moment, thjesht këtë gjë ma ka thënë Dritani në telefon dhe ia mbylla, se i thashë që nuk më intereson… Dritani tha po bëj një punë që nuk di si ta shpërblej se V. po më ndihmon se do ngrihem në detyrë. Unë i thashë shumë mirë urime….Në drejtim që ai ishte o.p.gj. Nuk e di si e ndihmoi konkretisht burrin tim.

…. oficer të policisë italine nuk njoh… Dritani po, di që fliste me dikë, po si e kishte emrin italiani nuk e di. Di që ka pasur miq italianë.…për shkak të detyrës, Dritani nuk më ka kërkuar informacion për ndonjë veprimtari kriminale….

Pyetjes së avokatit Agim Tirana nëse i qëndroni atyre shpjegimeve të dhëna në prokurori, mbani mend kush ju ka pyetur?
Dëshmitarja I.D ju përgjigj shprehimisht: Po,prokuror, më duket prokuror. Di që shkuam në prokurori.

Avokati Agim Tirana pas dëshmisë së deshmitares I.D kundërshtoi dëshminë e saj, pothuajse tërësisht, me proceverbalin mbi deklarimin nga personi që tregon rrethana të dobishme për hetimin datë 3 maj 2014, e pyetur nga prokurori Anton Martini në prani të personave të tjerë.

Në këtë procesverbal e pyetur si person qe tregon rrethana të hetimit deshmitarja I.D, në lidhje me momentet e kundershtuara nga avokati Agim Tirana ka deklaruar shprehimisht:
“…Po, këtë shtetas e njoh nga vera e vitit të kaluar në qytetin e Vlorës dhe njohja ka qënë e rastësishme në një nga baret dhe lokalet e qytetit Vlorë. Pas takimit me Dritanin mesova prej tij se ai njihej edhe me bashkëshortin tim Viktorin. Dritani që nga ajo kohë ka punuar si shef i antidrogës për Fierin dhe në biseda me ne si familje linte të kuptohej se kishte pasion të luftonte këtë veprimtari. Në muajin janar 2014 jam në dijeni se bashkëshorti im V., ka bashkëpunuar me Dritanin për arrestim e dy personave nga Vlora në Seman me lëndë narkotike. Ato ditë kam pasur kontakte me Dritanin me telefon dhe isha e shqetësuar për bashkëshortin tim, por ai më siguroi se V. po ndihmon shtetin dhe nuk do të ketë probleme. Për këtë ndihmë që bashkëshorti im i ka bërë Dritanit për kapjen e dy personave nga Vlora me lëndë narkotike në muajin janar 2014 në Fier është shpërblyer në vlerën prej 1 milion lekë të vjetra.

Këto lekë kam shkuar dhe i kam marrë unë në Fier nga Dritani i cili i tërhoqi nga banka. Unë nuk firmosa por më pas mësova se kishte firmosur një letër V. të cilën ja kishte dhënë Dritani më pas. Po ashtu di të them se në muajin shkurt të këtij viti, bashkëshorti im V.D ka bashkëpunuar me Dritanin dhe një shtetas Italian me emrin Alessandro që jeton në Itali lidhur me sekuestrimin e një sasie prej afro 6 kg lëndë narkotike e llojit “kokainë” në Brindizi ku është arrestuar një shtetas shqiptar nga Vlora që është djali i shtetasit Bejo nga Vlora. Me djalin e Bejos kishte qënë burri im dhe në bashkëpunim me Dritanin dhe Italian Alessandro ishte bërë i mundur sekuestrimi i lëndës narkotike dhe arrestimi i shtetasit shqiptare. Bashkëshorti im ka shpëtuar pa arrestuar dhe ditët në vijim çantën e rrobave dhe sendet e tjera personale që i kishin mbetur aty në kamionin ku ishte fshehur lënda narkotike, na i ka sjellë italiani me emrin Alessandro.

Për këtë punë bashkëshorti im është shpërblyer nga Italiani Alessandro në shumën prej afro 300 euro, të cilat kanë ardhur me agjensitë e transfertave. Lidhjen me italianin Alessandro, burrit tim ja ka bërë shtetasi D.Z. dhe na ka prezantuar se ai ishte i antidrogës në Itali pra ishte si puna e Dritanit këto në Shqipëri. Kështu që nga lidhja që Dritani i ka bërë burrit tim me shtetasin Italian duke e prezantuar si përfaqësues të shtetit Italian, burri im ka bashkëpunuar edhe me shtetasin italian me emrin Alessandro. Një tjetër bashkëpunim që burri im ka pasur me shtetasin Italian Alessandro ishte në drejtim të vendosjes së paisjeve përgjuese në makinat apo gomonet e një shtetasi nga Vlora me emrin Ben Dalipaj që mendohej se merrej me trafikim të narkotikeve nga Shqipëria për në drejtim të Italisë.

Në këtë përpjekje jam përfshirë nga Dritani edhe unë ndërsa burri im ka komunikuar shpesh me italianin Allesandro për të vendosur paisje përgjuese në gomonet e Benit me qëllim që ai ta kapte pastaj në Itali. Për këtë mësova se edhe Dritani kishte lidhje. Herë pas here unë i kam dhënë informacione Dritanit për lëvizjet e Arben Dalipaj dhe mbesës time Ketrina Haruni që bashkëjetonte me Benin. Unë mendoja se Dritani ishte duke e hetuar shtetasin Ben Dalipaj dhe unë në mirëbesim se po i tregoja një njeri të shtetit i kam dhënë informacionet e mësipërme atij duke shfrytëzuar lidhjet me familjen e Benit. Këto të dhëna që merrja nga familja e Benit unë mësova se Dritani i ndante me Italianin Alessandro, i cili edhe ai ishte i interesuar për të arrestuar Ben Dalipaj.

Pyetjes se: Nga e mësove faktin se Dritani i ndante informacionet që ti i jepje atij për shtetasin Ben Dalipaj me shtetasin Italian Alessandro?
“…Këto fakte i kam mësuar nga vet Dritani dhe nga bisedat që ai bënte me shtetasin italian Alessandro. Unë nuk kam bërë aksident pasi atë e ka bërë djali im Klodi, por unë u paraqita vetë në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe për të ndihmuar djalin nga burgosja e mora unë mbi sipër aksidentin. Siç shpjegova më lart unë jam paraqitur në polici dhe arrestuar për rreth 3 jave si e akuzuar se kam “Shkelur rregullat e qarkullimit rrugor” në vendin e djalit tim Klodjanit. E vërtetë është që ditën që u bë aksidenti KLodjani nga frika kishte ikur nga vendi i ngjarjes afër Bankës BKT Vlorë dhe duke qarë më tregoi në telefon. Për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore unë i thash se do të paraqitesha në vendin e tij në polici e ta marë përsipër aksidentin. I aksidentuari ishte një shtetas nga një fshat i Vlorës, i cili me sa di vdiq në spital në Tiranë. Unë këtë e bëra për djalin tim.

Pyetjes: A keni komunkiuar me Dritan Zaganin për këtë fakt që po paraqiteni në polici në një kohë që ju nuk e keni bërë aksidentin, por po përpiqeshit të ndihmonit djalin tuaj?
Dëshmitarja I.D i është përgjigjur shprehimisht: “…unë i kam treguar para se të shkoja në polici Dritanit për këtë fakt dhe ai më ka thënë “…jo në asnjë mënyrë, mos bëj gabim të tillë…”. Megjithatë unë e bëra dhe shkova e u dorëzova. Kam folur me Dritanin me mesazhe telefonike edhe kur isha te dhomat e paraburgimit në Vlorë. Pasi dola nga burgu e kam takuar Dritanin vetëm një herë dhe kam pirë një kafe.

Pyetjes se Si kanë qënë komunikimet gjatë kohëve të fundit me Dritanin?
Dëshmitarja I.D i është përgjigjur shprehimisht:”…Janë rralluar dhe ai heziton të flasë në telefon, por përdornim me shumë skaipin si mjet komunikimi.

Pyetjes se A i njihni numrat e telefonit celularë… 0697814XXX,0694118XXX,0698407XXX,069840XXX,069833XXX,069877XXX,069856XXX,069864XXX, 069887XXXX, 069868XXX?

Pse keni perdoru kaq shume numra celulare?
Dëshmitarja I.D i është përgjigjur shprehimisht: Disa nga numrat e mësipërm janë përdorur nga unë, disa nga Dritan Zagani dhe numri celular 069781XXX nga bashkeshorti im V.D….. I ndërroja, pasi i ndërronte Dritani dhe detyrohesha t’i ndërroja dhe unë.

Gjykata pyeti dëshmitaren I.D: Pasi degjuat procesverbalin e deklarimeve, cilat janë të vërteta për këto momente këtu që u lexuan apo këto që thatë sot?
Dëshmitarja I.D u përgjigj shprehimisht: Për punën e 300 eurove nuk më kujtohet, dhe nuk më duket ndonjë shifër që ta mbaj mend. Për problemet që më pyeste për ish-të dashurin e mbesës sime më pyeste shpesh po nuk ka marrë informacion se nuk dija gjë çfarë bënte./Nga Elton Qyno