Një ngjarje e çuditshme i ka ndodhur një burri në Arizona. Ai shtangu kur dëgjoi një zë të panjohur që i foli nëpërmjet kamerës së vendosur në shtëpinë e tij. I panjohuri e informoi të zotin e shtëpisë, Andy Gregg se ishte i pambrojtur ndaj sulmeve kibernetike, pasi fjalëkalimi i tij ishte ekspozuar në internet.
Andy kishte vendosur detajet e lidhjes në internet, për këtë arsye kamera e tij mund të shfrytëzohej nga kriminelët kibernetikë që dëshironin të përgjonin lëvizjet e tij.Kamerat e sigurisë janë të lidhura me internetin dhe ofrojnë livestream 24 orë, ndërsa të lejojnë të komunikosh me njerëzit që ndodhen pas derës së jashtme.
“Hakeri e siguroi Andin se nuk kishte qëllime të këqija, duke pretenduar se ishte një haker me etikë. Këta persona sulmojnë kompjuterët dhe pajisjet e tjera për të paralajmëruar përdoruesit që të rregullojnë të dhënat e tyre përpara se të tjerët të kenë mundësi për t’i gjetur.”- shkruan e përditshmja “The Sun”.
“Të lutem mos u frikëso”, i tha hakeri Andy-t para se t’i shpjegonte që ishte një studiues nga një grup anonim në Kanada. Ai gjithashtu i tregoi të gjitha fjalëkalimet që kishte përdorur në faqe të ndryshme interneti.
Përdorimi i “tëo-factor authentication” ishte sugjerimi i hakerit për t’u mbrojtur sa më mirë nga sulmet e mundshme, pasi përdoruesit ripërdorin të njëjtat fjalëkalime që janë ekspozuar më parë në internet.