osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Republikani i ri” i Lulit e ka emrin Çimi

“Republikani i ri” i Lulit e ka emrin Çimi

Në një shkrim të gjatë, shumë të gjatë, pas shumë kohësh, Çim Peka përpiqej dje të gjente fjalë të mëdha dhe histori të politikës europiane për të treguar në fund se politika dhe e ardhmja në Shqipëri është Lulzim Basha.

Përpiqej shumë e vinte vërdalë duke “dashuruar” LSI-në dhe Ilir Metën si gjithmonë, kancerin e politikës shqiptarë dhe lodhej të thoshte se Edi Rama kishte dështuar, bashkë me 4 vite qeverisje me Metën dhe bashkë me marrëveshjen me Lulzim Bashën, që për Çimin na qënkërka politika.

Pranë Çimit që rri ngrohtë në krahët e Metës dhe ngjitur Fahriut, qëndron dhe Luli me të vërtetat që dje na i thoshte Çimi, por sot ka ndryshuar linjë. Ndoshta nga koha që kalon duke luajtur me Lali Erin spathi, nga koha që ndan me ministrat e Ramës, apo koha e çmuar në krah të Likes në male e fusha ka pësuar ndryshime.

Të vërtetat që i thotë Çimi po i renditim për të mos e zgjatur si ai pa kuptim e me fjalë boshe ku në përfundim thotë asgjë, thjeshtë dhe vetëm për të bërë një qokë, apo shenjë dashurie me Lulzimin dhe familjen e tij, që mund të jetë sponsori i radhës si shumë të tjerë që fshihen dhe nuk falin.

“E takova Lulin kur u kthye nga Kamza dhe fola për Aven (Avenir Peka vëllai i Çimit), i thashë çdo bësh, do e vesh apo jo në listë.

Çimi –më tha Luli, -duhen lekë për këtë punë minimalisht nja 100 mijë euro, ka Avja ndonjë biznesmen nga pas apo hiç?

Këtu e mbylla bisedën, ai po shiste mandatet bashkë me kunatin dhe familjen, po bënin pazare, dhe e bënë edhe me mua”. Ky është një rrëfim i Çim Pekës për listën e 2017-ës dhe jo eksperimentet, por faktet politike të Lulzim Bashës.

Luli është një bq rrugësh, një plehrë një legen që se ka shokun, ai e ka shitur PD-në tek Rama. Pse LSI ja kishte fajin atij. Likja do ta rrëzojë Ramën, por u shit Basha, tjetër qëndrim ky i Çim Pekës, pak kohë më parë.

Luli është zar i kunatit, u shit për 16 milion eurot e pallatit, aty në Vlorë ku e shiti një mandat 500 mijë euro, etj etj etj. Qëndrime dhe fjalë si këto, me bindjen e plotë se Lulzim Basha ishte shkatërruesi i PD dhe përgjegjësi për situatën politike në Shqipëri dhe veçanërisht për fitoren e Ramës, pas marrëveshjes që ata bënë në 17 maj, sërish Çimi.

Është ky Çim që sot na thotë se kemi parë shumë eksperimente dhe tani ka ardhur koha e politikës së Lulit.

Çimi ndoshta ka qenë i shtrënguar, ndoshta ka qenë aksidenti i tij i radhës në politikë, ndoshta shpreson të ketë edhe kunatin e Lulit pranë me shpresë se në zgjedhjet e ardhshme mund të kapë diçka. Ëndërron Çimi dhe këtë nuk ja ndal dot kush, por këto palaçollëqe me politikën e Lulit mund t’ja kursejë demokratëve që nuk shohin fije shprese, pikërisht prej Lulit, mund t’ja kursejë dhe vetes apo miqve, dhe atyre që se njohin.

Demokratët dhe shqiptarët nuk janë “dashnorë” të Likes, Fahriut apo të Lali Erit, pa menduar kurrë se Çimi po ngelet “dashuri” në tentativë me Lulin dhe kunatin për disa kohë.

Të gjithë bashkë, shto këtu dhe kryeministrin që Çimi ja do shumë ministrat, janë përgjegjës për situatën dhe gjendjen e Shqipërisë, që fillon nga Rama, shkon tek Meta dhe patjetër edhe tek politika e Lulzim Bashës që për Çimin i kërkoi 100 mijë euro që t’i vinte vëllain kandidat për deputet. Politikë shitësash dhe pazarxhinjsh pa moral, kjo është politika e Lulit dhe Çimit që po e “dashuron” në tentative. Sa zemër të fortë paske more Çimi./ CNA.al