Gazetari Sokol Balla i është përgjigjur reagimit të bërë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho sa i takon qëndrimeve të shprehura nga gazetari për mbledhjen e Kryesisë së PS-së dhe idesë për ndryshime në qeveri.
Duke ju drejtuar Spahos, me ironi, Balla i kërkon ndjesë duke i thënë kritikova qeverinë tënde.
Postimi i plotë në Twitter
Pas nje shkrimi tim kritik per Qeverine, ku shprehja mendimin per ndryshime ne kabinet, me i merzituri prej tij, me rezultoi kreu parlamentar i PD, miku Mond Spaho. Ndjese miku im qe te kritikova Qeverine tende. Ate qe te paguan rrogen, dietat, udhetimet jashte shtetit.