osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plaku i PD-së ofrohet për të mbyllur të gjitha skandalet

Plaku i PD-së ofrohet për të mbyllur të gjitha skandalet

Sali Berisha i ka dhënë dje një goditje të hidhur beniaminit të tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë një interviste në Neës 24, Berisha ka bërë dy prononcime që skualifikojnë Bashën nga kategoria e parë, nëse mund të huazojmë një term nga sporti.

Së pari, zoti Berisha ka deklaruar se ai nuk ka patur dijeni për takimin Basha-Rama në maj të vitit 2017.

“Në mënyrë absolute unë e kam marrë vesh vetëm mbasi ka mbaruar mbledhja e partive, dhe Rama i kërkoi Bashës takim kokë më kokë. Jam i sigurt që edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën. Rama shkoi kur shkuan të gjitha, e mbeti të vetëm dhe zgjodhi një rrugë që tani e dimë të gjithë. Nëse do isha pyetur, a mund të takohen, do thoja: mund të takohen. Ishte një moment që ose PD të braktiste zgjedhjet, ose me presionin e çadrës, PD duhet të arrinte kërkesat e saj.

Kishim dhe një fakt, qeveria e SHBA dërgoi një përfaqësues të saj dhe ai modifikoi paketën e mëparshme. Që PD të kundërshtonte të gjithë botën, po të isha kryetar nuk do e bëja. Se cilat ishin pasojat këto janë të qarta. Por ka një gjë, mendohet se ajo është veprim jo në dijeninë time, por ngjarjet për fat të mirë e të keq kanë jehonën më të fuqishme se ngjarja. Në terma konkrete në dijeninë time nuk ekzsiston asgjë.”

Pavarësisht të gjithave zoti Berisha kujtohet sot që të distancohet nga akti më i kushtueshëm në karrierën politike të Lulzim Bashës. Duke i lënë atij faturën e një humbjeje të thellë dhe koston shtesë të dikujt që nuk di të negociojë. Zoti Basha është sërish sot një nga variantet e PD-së përderisa z. Berisha imponohet në skenë si autoriteti që në fakt ka vetëm një gabim: nuk ishte informuar për një gabim të varëtsit të tij.

Së dyti, z. Berisha ka bërë edhe një tjetër prononcim që duket se i del përballë një ndër aksioneve kryesore të propozuara nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Duke folur për skandalin e Unazës së Re, ish-kryeministri është pyetur se për cilën arsye ai nuk e ka zënë në gojë biznesmenin Bashkim Ulaj që figuron si regjizori i skemës mashtruese prej 20 milionë eurosh. Përgjigja flet vetë:

“Unë ndaj këtyre të pasurve, të cilët sot ndodhen përballë një rrymë kundër tyre, unë nuk qëndroj në atë rrymë. Unë nuk qëndroj në atë rrymë sepse unë kam një besim më të thellë se ata janë gjeneratorët e punësimit dhe zhvillimit të vendit.

Njëlloj sikur ata që kanë dhunti poezinë apo të tjerë që kanë dhunti prozën e të tjerë kanë dhunti inxhinierinë, ata kanë dhunti biznesin, kanë dhunti iniciativën e lirë. Ajo dhunti e tyre vërtet i prosperon ata por edhe shoqërinë. Por unë jam për rregulla të barabarta, për konkurrencë të ndershme për zbatim të ligjit.”

Cila është kjo rrymë? Është rryma kundër oligarkëve apo atyre që tentojnë të shfaqen si të tillë duke fituar kontrata publike preferenciale. A po mbron këtë praktikë zoti Berisha, i cili nuk ka dalë asnjë ditë të protestojë me banorët e Unazës së Re dhe pak ditë më parë madje ai ishte i ftuar i televizionit të Bashkim Ulajt, njësoj si presidenti i Republikës.

A nuk ishte po ky njeri që flet për Besnikun e Partisë, apo Carapulët dhe Ndrikull Nushin?

Çfarë po propozon zoti Berisha, ky burrë shteti, që Shqipëria të amnistojë korruptuesit dhe të ndjekë të korruptuarit? Cila logjikë dhe përvojë e sugjeron këtë? Kompania Rapsican me të cilën ai ka një përvojë të njohur po ndiqet penalisht në SHBA sepse korruptoi dikë në Tiranë, ndërkohë që një ish-kryeministër po na thotë: Jo, Bashkimi që mund të ketë dorovitur paratë, apo edhe mund të ketë bërë diçka më keq, nuk ka asnjë përgjegjësi.

Ndoshta ka ardhur koha që hallet personale ky lider historik t’i shohë pak më ngushtë pasi po rezulton se teatri i parimeve është në fakt fasada e pazarit.

Por ka edhe një aspekt tjetër. Pak muaj më parë zoti Basha propozoi paketën Antimafia, përmes së cilës ai deklaron se do të sekuestrojë pasuritë e biznesmenëve që kanë marrë kontrata të dyshimta, apo edhe do të anullojë vetë këto kontrata? Aderon zoti Berisha në këtë politikë apo është kundër saj? Sado teorike të jetë ajo. Mesa duket jo. Ne duhet të pranojmë marifetçinj gjithfarësh vetëm e vetëm se ata hapin vende pune. Por edhe hashashi hap vende pune, pse atëherë të goditen trafikanët.

Dikush mund të thotë se z. Berisha ka rrjedhur. Në fakt kjo do të ishte alibi sa kohë që rrjedhja e këtij njeriu nuk po evidenton gafa apo gabime. Ajo zbardh politikën e tij, atë personale, familjare, e cila prevalon mbi çdo gjë. Skandali i Unazës së Re mesa duket po mbyllet, ose z. Berisha po ofrohet për ta mbyllur (e mbani mend mbrojtjen e tij të ethshme për Fullanin). Turp është pak të thuash në këtë rast. Sa për të shkretin z. Basha na duhet të themi se ai me gjasë do justifikojë kockën e tij në këtë pazar që po rimerret nga ujku i vjetër, që si vrimë e zezë thith çdo gjë.(Respublica)