Sot, anëtarët e Bordeve të Administrimit, të përbëra nga qeveria dhe universitetet, mbushin xhepat me paratë e studentëve. Profesor Artan Fuga një zë mjaft kritik paralajmëron se nëse bëhet një audit i vërtetë i financave publike në universitete do të dalin në pah lemeriara.
Postimi i plotë:
Jam në gjendje të provoj që poqese do të bëhet një audit i vërtetë i financave publike në universitete, në sektorin e kulturës, në akademinë e shkencave, në financat e instituteve, por edhe në ndonjë vend tjetër, keni për të parë lemerira.
E ritheksoj me përgjegjësi që vetëm nga evitimi i tyre, abuzime dhe keqmenaxhime, do të mjaftonte e tepëronte për të ulur shumë ndjeshëm shpenzimet që bien në supet e familjeve shqiptare dhe të studentëve shqiptarë.