Kur ka kaluar thuajse një vit nga publikimi i saj i fundit në lidhje me procedurën e ngrirjes së vezëve, vendim të cilin ajo e ndau me të gjithë ndjekësit dhe fansat e saj virtual, Bleona me sa duket ka vendosur që t’i bëjë vetes dhuratën më të bukur, në këtë vigjilje Krishtlindjesh. Ajo ka vendosur të bëhet mama për të parën herë përmes fertilizimit in vitro.
Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka postuar një foto nga ambientet e spitalit, ndërsa shkruan në të: “Kur nuk e ke gjetur të duhurin ose mashkulli juaj nuk ka këllqe dhe nuk mund të angazhohet , ka gjithmonë një përgjigje”-shkruan ajo.
Në atë kohë këngëtarja postimin e videos e shoqëroi me dixhiturën: “Për të gjitha vajzat që akoma nuk kanë gjetur partnerin ideal për të bërë një fëmijë dhe ora biologjike bën “ tik-tak” çdo ditë në mendjen e tyre, kjo është procedura e duhur . Jo nxitimi të gjejnë një partner patjetër, qoftë dhe nëse nuk është babai i duhur për fëmijën e tyre, thjesht vetëm për të bërë një fëmijë.