Historiani Arben Llalla ka publikuar kopertinën e librit të shqiptarit me gjak greku, Panajot Barka. Sipas historianit, libri në greqisht nxit urrjejtje etnike dhe fetare mes grekëve dhe shqiptarëve, ndërsa hidhen hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve.
Gjithashtu, në libër hidhen dyshime edhe mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve. Historiani shkruan se Panajot Barka tenton të mohojë çdo gjë të shqiptarëve deri në akuzë se shqiptarët janë ardhacakë, që kanë ardhur nga osmanët në Ballkan.
“Ky është libri i autorit grekofon Panajot Barka i cili nxit urrejtje etnike dhe fetare midis grekëve dhe shqiptarëve. Autori grekofon Barka tenton të hedhë hije dyshimi mbi identitetin e shqiptarëve, origjinën e tyre si racë e përzier me arabët si dhe dyshime mbi origjinën e Skënderbeut dhe flamurit kombëtar të shqiptarëve.
Panajot Barka tenton të mohojë çdo gjë të shqiptarëve deri në akuzë se shqiptarët janë ardhacakë që kanë ardhur me osmanët në Ballkan dhe islamizuan grekofonët në Epir. Libri i Barkës bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.
Çështja është Ku është Akademia, Profesorët, SHISH, Policia, Prokuroria? Uroj që Panajot Barka të më hedhë në gjyq për këto që po shkruaj ashtu siç ka hedhur gazetarët gjinokastrit”, shkruan Llalla.