“Jam tropojan por as armën s’di ta përdor, s’kam lidhje politike. Do zbardh të vërtetën. Nuk jam peshk, por bretkosë”. Kështu deklaroi pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’, i cili është shpallur në kërkim pasi në kontejnerin me banane që kishte porositur nga Kolumbia u gjetën 613 kg kokainë.
Në një lidhje telefonike ekskluzivisht për ‘News24’ nga Gjermania, Arbër Çekaj theksoi se nuk kishte lidhje me drogën, ndërsa pohoi se kjo ngjarje po përdoret politikisht.
“Në momentin që kam dëgjuar lajmin, kam prerë biletën. Kam dëgjuar politikanët shqiptarë që thonë; ky është i PD, i këtij, i atij. Jam tropojan por as armën s’di ta përdor, s’kam lidhje politike. Do zbardh te vërteten. Skam pasur kurrë probleme me autoritete gjermane, e as me ato shqiptare. Unë lëviz nga Kosova sepse bileta është më e lirë. Unë kam udhëtuar në Dyseldorf. Do kthehem nga Kosova për në Shqipëri. Po thuhen shumë të pavërteta. Bravo u qoftë atyre që kapën drogën, jam shumë i lumtur që u kap droga. Por s’duhen të bëhen gjëra pa pasur fakte. S’mbaj dot të pavërteta”, tha Arbër Çekaj.
(ed.me/BalkanWeb)