Silvio Berlusconi edhe pse në moshën 81-vjeçare është në formë të mirë fikize dhe shëndetësore. Lideri i Forza Italia ka zbuluar për mediat italiane se ndjek një dietë të ekuilibruar, duke kombinuar ushqimin me sportet e ndryshme.
Silvio Berlusconi si rrallë ndonjëherë flet për lidhjen e tij të dashurisë me partneren e tij. Në një intervistë të gjatë për revistën italiane, Chi kreu i ‘Forza Italia’ flet për Francesca Pascalen me të cilën është lidhur që prej vitit 2011 dhe për vilën ku ata jetojnë, pak kilometra nga Arcore, në Monza.
Në vilë ai qëndron sa herë që i jepet mundësia pse më saktë sa herë që angazhimet e tjera ia lejojnë shkruan Tg.com. Në të ai qëndron, darkon me partneren e tij ashtu sic e tregojnë edhe fotot e bëra nga Chi, duke treguar udhëheqësin e Forza Italia në jetën e tij private bashkë me partneren e tij.
‘Adresën dhe numrin e telefonit të shtëpisë sime e njohin shumë pak njerëz kështu që ajo është një strehë e sigurt , ngrohtësia dhe ëmbëlsia e Francesca-s më shoqëron gjthmonë pas ditëve të lodhshme”- ka thënë Berlusconi.
‘Këtë herë jam i përgatitur si një atlet për të përballuar vështirësitë e fushatës. Unë kurrë nuk kam fjetur shumë, ndonjëherë punoj deri në dy ose tre të mëngjesit dhe zgjohem në 6. Në fakt, përpiqem të ha mirë, shumë fruta dhe shumë lëngje. Mbi të gjitha, pi shumë ujë dhe pastaj çaj dhe çaj bimor’- ka thë më tek lideri i Forza Italia.
Italia do të zhvillojë zgjedhjet legjislative ditën e diel. Italianët me 4 mars do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit.
(er.cu/BalkanWeb)