Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke ironizuar me emojin e pulës, ka sulmuar kryedemokratin, Lulzim Basha për triplexin e ndërtuar mbi pallat.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Balla shkruan se kreu i PD-së, nuk ka paguar taksën për triplexin e ndërtuar mbi tarracën e pallatit ku banon.
Kujtojmë që pula, është kthyer në kryefjalën e sulmeve ndaj rivalëve demokratë.
“Artist! Që i kishe dhënë leje vetes për triplex,mbi tarracën e zaptuar pronë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit e dinim.
Tani del s’paske paguar as taksën 170 mijë lekë, por ja paske mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës. Me Benzin 53K ishe sot?”, shkruan ai./BW