Moderatorja Luana Vjollca njihet për pamjen, stilin në veshje, apo edhe aludimet për lidhje me personazhe të ndryshëm të shoëbizz-it shqiptar dhe jo vetëm. Por jeta e saj gjithmonë ka qenë tejet e fshehur nga publiku. Ndaj ka ngjallur kuriozitet, deklarata e Luanës dje në emisionin e saj “Shiko kush luan”. Moderatorja ishte pjesë e rubrikës “Ndaje ose haje”.
Stafi i emisionit i kërkoi moderatores që të tregonte detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka thënë se është ngacmuar në Instagram nga Tyga, Calvin Harris i cili ka pasur lidhje me Rita Orën, e të tjerë yje botërorë. Mes tyre ka përmendur dhe Tygan, i cili ka qenë në një lidhje shumë të gjatë me Kylie Jenner.
“Do të them një gjë nga jeta personale që nuk e kam thënë asnjëherë. Kam përshtypjen se është një gjë që mund të thithë shumë interes. Nëse unë them që në Instagram më kanë shkruajtur: Tyga, Dj Snake, Calvin Harris dhe The Game, a quhet nga jeta personale?” – është shprehur Luana.
Duket se i dashuri i Luanës, Krenar Çoçaj ka goxha konkurrencë për të mbajtur bukuroshen.