Telashe për Hoze Murinjon. Pasi u shkarkua gjatë kësaj jave nga pankina e Mançester Junajtid, portugezi përballet sot me një tjetër lajm.
Tabloidi “The Sun”, ka publikuar sot detaje dhe foto nga një lidhje sekrete dashurie e Murinjos me një bionde 14 vite më të re se ai.
Ish-trajneri i Junajtid, mësohet se ka patur një lidhje me Pru Karter-Robinson, 41 vjeçe.
Ata kanë udhëtuar me njëri-tjetrin nëpër vende të ndryshme të botës, dhe duket se martesa e Murinjos me Matilde Farian nuk i ka penguar që të vazhdojnë romancën e tyre.
Tabloidi shkruan se e dashura e Murinjos është një ish-punonjëse në kompaninë IBM, e pamartuar, dhe jeton në një shtëpi të madhe në Londër.
Murinjo ka qenë në dijeni të informacioneve që dispononte “The Sun” dhe kishte tentuar që këto foto të mos dilnin në media.
Ai është i martuar prej 30 vitesh dhe ka dy fëmijë, me bashkëshorten është njohur që kur ishin në moshë më të vogël.