osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pushimet e fundvitit, shqiptarët “preferojnë” më së shumti vendlindjen

Pushimet e fundvitit, shqiptarët “preferojnë” më së shumti vendlindjen

Këtë fundvit, përgjithësisht shqiptarët po preferojnë të qëndrojnë në vendlindje për festa.

“Këtu në Shqipëri, për arsye pune”, thotë një qytetar.

“Ah, në Shqipëri. Për shkak të vajzës së vogël nuk mund të lëvizim momentalisht”, shprehet një tjetër.

“Po meqenëse është festë të mblidhemi të gjithë”, deklaron një qytetar.

Zgjedhja e tyre për të mos u larguar nga Shqipëria, bazuar në uljen e kërkesës për paketat turistike, duket se lidhet edhe me manifestimet.

“Po do thosha që këtë vit ka pasur një ulje të vogël, ndoshta dhe nga situata, manifestimet në Europë por edhe në Shqipëri, kështu që e ka ulur pak nivelin e rezervimeve”, tha Fjoralda Zani.

Megjithatë, rajoni mbetet zgjedhja kryesore e shqiptarëve për pushimet e bardha.

“Kanë preferuar të zgjedhin më shumë rajonin për pushimet e fundvitit, duke qenë se çmimet janë relativisht më të lira. Përmend këtu Kolashinin në Mal të Zi, apo Mavrovën në Maqedoni, që është një destinacion shumë i preferuar, sepse është afër e mund të shkohet me makinë. Ka grupe që ne i bëjmë pothuajse çdo fundjavë, e ka pasur kërkesa. Në Kosovë kemi Brodin e Brezovicën”, tha Fjoralda Zani.

Të tjerë shqiptarë, më të paktë këtë fundvit në numër zgjedhin të udhëtojnë në Europë.

“Po do t’i kaloj në Itali, se kam djalin atje e do të qëndroj një javë”, tha një qytetar.

“Unë do i kaloj në Disneyland”, u shpreh një tjetër.

Nga ana tjetër, ka edhe shqiptarë që kthehen në shtëpinë e tyre për të pushuar pas emigrimit.

“Unë sapo jam kthyer nga Amerika për të kaluar pushimet këtu”, shprehet një qytetar.