Drejtori rrugor i Metës ka “shpërthyer” zinxhirët pas thirrjes nën “armë” nga Monika për të shkuar në takimin e saj të zhvilluar në Elbasan, në përpjekje për të larguar Ramën nga pushteti. Kryetarja e LSI aktivizon hajdutët për të rrëzuar kryehajdutin Rama nga pushteti, pavarësisht se hajdutët e LSI janë dhe në arrest shtëpiak, dhe dalja e tyre në terren është një shkelje e pastër ligji
LSI e ka bërë të qartë kontigjentin mbi të cilin do të mbështetet në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit të ardhshëm, për të kërkuar vota ndaj qytetarëve shqiptarë. Monika Kryemadhi është në përpjekje të ethshme për të ruajtur kuotat e mbështetjes zgjedhore për LSI, si në kohën kur drejtohej dhe zyrtarisht nga Ilir Meta, burri i saj. Zgjidhja e vetme që i ka mbetur Kryemadhit për të krijuar mundësitë e bërjes së një fushate të kushtueshme, është përfshirja e njerëzve të inkriminuar dhe të akuzuar për abuzime me pushtetin, gjatë qeverisjeve në radhës, një mandat me Berishën e mandatin tjetër me Ramën.
Rasti më flagrant është përfshirja në takimet e organizuara me LSI dhe të njerëzve që janë nën arrest shtëpiak, për shkak të abuzimeve monstruoze që kanë bërë me paratë e qytetarëve shqiptarë, por dhe në shkelje të plotë të ligjit dhe Kodit Penal. Vetëm një ditë më parë Monika ka marrë në mbështetje të saj gjatë takimeve në Elbasan, ku është dhe deputete e LSI për këtë legjislaturë, ish drejtorin e Pëgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Nuk do të kishte asgjë të keqe përfshirja e Xhikës në takimet e LSI, pasi funksionar i lartë i kësaj partie është, madje ishte kryetar i saj për Elbasanin, njëherësh dhe “pagator” i Metës.,
Gjithë e keqja e kësaj pune është se Dashamir Xhika është hajdut, i ka zhdukur buxhetit të shtetit afër 60 milionë dollarë, para këto të rrugës Tiranë-Elbasan, segment rrugor që nuk i është ofruar qytetarëve elbasanllinj i rregulluar as sot e kësaj dite. Për këto abuzime Xhika vu në pranga dhe përfundoi në qeli në shkurt të këtij viti i akuzuar për dy afera, abuzimet me rrugën Elbasan-Gjinar dhe atë Tiranë-Elbasan, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej afër 60 milionë dollarë.
Pasi, në projektin fillestar kjo rrugë do të kushtonte 407 milionë dollarë, derisa të përfundonte, ndërkohë që fatura e saj ende e papërfunduar ka arritur sot 450 milion USD e pritet të “gëlltisë” akoma para nga qytetarët shqiptarë, pasi ende s’ka siguri se kur do të përfundojë.
Kalvari i Xhikës, drejtorit të Monikës vijoi më tej, teksa Krimet e Rënda në fund të korrikut e kaluan në arrest shtepie, për ta rikthyer sërish në burg pas shqyrtimit të çështjes në Apel. Ndërkohë që fiks një muaj më parë, Xhika sërish lirohet nga burgu duke kaluar në arrest shtëpie, masë sigurie që ende dhe sot e kësaj dite që po flasim, është në fuqi. Por një ditë më parë Xhika ka “shpërthyer” zinxhirët pas thirrjes nën “armë” nga Monika për të shkuar në takimin e saj të zhvilluar në Elbasan, në përpjekje për të larguar Ramën nga pushteti. Monika, në këtë rast aktivizon hajdutët për të rrëzuar Ramën nga pushteti, pavarësisht se hajdutët e LSI janë dhe në arrest shtëpiak, dhe dalja e tyre në terren është një vepër tjetër [penale që automatikisht të ndryshon masën e arrestit. Por me lejen e Doktoreshës nuk jka ligj q♪7 nuk shkelet!