osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plasaritet bunkeri i Adriatik Llallës, gazetari fiton përballë tij

Plasaritet bunkeri i Adriatik Llallës, gazetari fiton përballë tij

Gazetari Adriatik Doçi ka triumfuar përballë ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili në krye të detyrës fshehu dosjet e pasurive të zyrtarëve të lartë, të kallëzuar për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Tikut tashmë të  shpallur “non grata” edhe nga SHBA së bashku me shpurën e të korruptuarve në Shqipëri po “iu bien pendët” dhe me sa duket po vjen dita kur do të shfaqen “cullak”.

“Do t’i shkojmë deri në fund betejës deri kur t’u tregojmë shqiptarëve se kush janë zyrtarët e lartë që kanë fshehur pasurinë dhe që janë mbrojtur me forcë dhe në shkelje të ligjit nga Adriatik Llalla”, thekson gazetari.

Reagimi i gazetarit Adriatik Doçi në Facebook

Në emër të gazetës Shqiptarja.com, sapo kam fituar një betejë të gjatë dhe të heshtur ligjore me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe stafin e tij. Beteja ka nisur vitin e kaluar në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme, është zhvendosur tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit, duke përfunduar në Gjykatën Administrative.

Lufta ka konsistuar në shembjen e bunkerit të Adriatik Llallës, ku mbante të mbërthyera dosjet gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve, për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

Gjykata rrëzon Adriatik Llallën, duke e certifikuar si shkelës të ligjit dhe Kushtetutës, si jo transparent dhe kundërshtar i mediave, në përmbushjen e misionit të tyre.

Ngjarja:

Në fillim të vitit 2016, për shkak të ndërhyrjeve të politikës dhe gjyqësorit, u arrit një pakt heshtur mes institucioneve, për të fshehur dosjet e pasurive të zyrtarëve të lartë, të kallëzuar për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Në korrik të 2017, për llogari të gazetës Shqiptarja.com, gazetari Doçi iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme, t’i  vinte në dispozicion emrat e mbi 160 zyrtarëve të lartë që kishin fshehur pasurinë.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, me anë të drejtorit të kabinetit, Fjorinda Ballauri, refuzoi të nxirrte emrat, me arsyetimin se të dhënat që kërkoheshi përbënin  sekret hetimor.

Meqë pretendimet nuk qëndronin dhe se ishin thjeshtë një alibi për të mbrojtur zyrtarët që kanë vjedhur paratë publike, gazetari iu drejtova me një kërkesë Komisionerit për të Drejtën e Informimit për të detyruar Prokurorin e Përgjithshme të vinte në dispozicion informacionin e kërkuar.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit vendosi rrëzimin e pretendimeve të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ky i fundit nuk pranoi zbatimin e vendimit dhe i kërkoi gjykatës rrëzimin e tij.

Pas disa muajsh, gjykata vendosi rrëzimin e Llallës./Pamfleti.com