osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Djali i Fatmira Hajdarit, vëllai i Bujar Nishanit dhe ish-ministri i LSI zaptuan e shkatërruan hapësirat e Qytet Studenti (Faktet)

Në një kohë kur qeveria ka nisur rehabilitimin e godinave të “Qytetit Studenti” për të ofruar kushte më të mira për studentët e ardhur nga rrethet në Tiranë, duket se halli i vetëm i deputetëve të PD dhe LSI, të cilët mundohen të bashkohen të paftuar me protestën e studentëve, duket se hallin e kanë diku tjetër.

Kryebashkiaku Erion Veliaj denoncoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak disa fakte se si vëllai i ish-presidentit Bujar Nishani, djali i Azem Hajdarit Kiri Hajdari dhe vëllai i ish-ministrit të LSI-së Nasip Naco kanë zaptuar ambientet e studentëve.

Ish mensa e studentëve, sot lokal që shërben për lojërat e fatit, administrohet nga Ilir Nishani, vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani. Ajo që bie në sy është se procedurat e privatizimit të saj kanë filluar që në vitin 2010, kur Nishani ishte deputet i Partisë Demokratike dhe kjo forcë drejtonte qeverinë e vendit.

“Kryetari i PD-së së njësisë 2, që është më afër QS dhe kryetari i partisë që është më afër llokmës, vezës, pulës, kofshës, …shikoni si e ka bërë privatizimin e gjithë mensës. Shikoni, gjithë mensa e kthyer në pikë bastesh, nga Edison Çela. Si bën chat dhe thua hajde protestojmë te Qyteti Studenti kur sa i ke marrë mensën? Dhe kush doli ta mbrojë? Se administratori, ju e dini fare mirë, është vëllai i ish-presidentit. I takon tha, ky është vend i lirë. Vend i lirë, ku në Qytetin Studenti? Dhe dua t’u kujtoj, ky është ai Bujar Nishani i këndit të lodrave, një president që do të mbahet mend për protestë kundër këndit të lodrave që është sot një nga historitë e suksesit në qytet, por edhe jashtë tij, ja urdhëro! Minimalisht burri ka një fytyrë, burri edhe gruaja, por burri në këtë rast, presidenti thotë, e di çfarë? Tani unë këtij kryetarit të bashkisë do t’i punoj qindin, por si fillim të iki njëherë vëllai im nga pika e basteve që të kem fytyrë dhe të dal. S’kanë pikë fytyre”, ka thënë Veliaj.

Rasti i Nishanit pasohet nga një tjetër emër i njohur për publikun, djali i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, i cili deri para pak kohësh rezultonte të ishte pronar i një prej lokaleve më të njohura në zonën e “Qytetit Studenti”, “Blue Caffe”, e privatizuar që në vitet ’90. Më pas kjo kafene është shitur dhe sot ekziston ende, por me emër të ndryshuar në “Momo Lounge”.

“Djali i deputetit të PD, Kiri Hajdari, deri para pak kohësh rezultonte të ishte pronar i një prej lokaleve më të njohura në zonën e “Qytetit Studenti”, “Blue Caffe”, e privatizuar që në vitet ’90. Më pas kjo kafene është shitur dhe sot ekziston ende, por me emër të ndryshuar në “Momo Lounge””, është shprehur kryebashkiaku.

Pas nuk mbetet as LSI, pasi sipas Veliajt edhe ish ministri i LSI, Nasip Naço i dha mensën e Qytetit Studenti vëllait të tij.

“Mersin Naço, për të gjithë ata që nuk e njohin, është vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë dhe aktualisht deputet i LSI Nasip Naços, i cili ka përfituar në shkelje të plotë me ligjin për shfrytëzime biznesi personal ambientet e mensës në Rezidencën Studentore Universitare Nr.2. Bëhet fjalë pikërisht për këtë ambient që shihet në foto me sipërfaqe 333 metra katror dhe që më parë ka shërbyer si mensë publike për studentët. Shkelja më e madhe është në faktin se ai ka përfituar këtë kontratë qiramarrje në kurriz të interesit të studentëve nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që në atë kohë drejtohej pikërisht nga i vëllai i tij, Nasip Naço. Pra ka fituar këtë kontratë qiramarrje në kushtet e një konflikti të pastër interesi”, ka përfunduar Erion Veliaj.